Lajme
Mërgimtari hap helioportin e parë në Kosovë
Pronar i kompleksit turistik Vali Ranch, Fehmi Fetahu, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që heliporti i parë në Kosovë po hapet në Gjilan në resorin e tij turistik
Një bashkatdhetar që punën dhje jeton në Zvicër ka hapur për herë të parë në Kosovë një helioport për helikopterë. Ky heliiport u hap sot në Kompleksin turistik më të njohurin në rajon, Vali Ranch në Perlepnicë të komunës së Gjilanit, që është pronë e bashkatdhetarit Fehmi Fetahu.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Fehmi Fetahu, është bashkatdhetari ynë nga diaspora, që ka dëshmuar më së miri se si duhet të investohet në vendlindje dhe se si kthehet vëmendja drejt punëve të mira.
“Gjilani dhe Anamorava sot ka bërë heliportin e parë, i cili do të jetë për nevoja të shërbimeve të gjithë qytetarëve. Për këtë falënderoj edhe Aviacionin Civil, për mundin që kanë bërë deri në pajisje me leje për këtë qëllim dhe Gjilanin e kanë bërë shembull të mirë të hapjes së këtij heliporti’, deklaroi Haziri.
Pronari i këtij heliporti, sipas tij, dhe i këtij kompleksi turistik, Fehmi Fetahu, siç tha Haziri, është një shembull i mirë i investimeve nga diaspora në vendlindje.
“Është investimi jashtëzakonisht i madh dhe atraktiv që vjen drejtpërdrejt në Gjilan dhe Kosovë nga Zvicra. Ky helikopter, nuk është vetëm për atraksion, por edhe për nevoja të shërbimeve për të gjithë ne që kanë nevojë nesër, e kemi për fat të mirë tash e tutje një heliport që i plotëson të gjitha standardet për operimin e aviacionit ndërkombëtar civil, por edhe për nevoja të brendshme”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.
Nga ana e tij pronari i kompleksit turistik Vali Ranch, Fehmi Fetahu, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që heliporti i parë në Kosovë po hapet në Gjilan në resorin e tij turistik.
“Kjo është një krenari shumë e madhe për ne, për regjionin dhe Kosovën, sepse ky është në shërbim edhe të qytetarëve të interesuar. Ndjehem shumë mirë dhe jam krenar për investimet që i kam bërë në Kosovë. Sot kompleksi turistik, Vali Ranch, ka kuajt, restorantin, salla nga më të ndryshmet e më modernet dhe sot po pasurohet edhe me heliportin dhe një helikopter që në kategorinë e këtij tipi është modern”, ka thënë Fetahu/
Pronari i Vali Runch falënderoi Departamentin e aviacionit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe të gjithë të tjerët që e kanë bërë të mundur pajisjen me leje për një heliport ndërkombëtar.
Kurse Burim Dinarama, drejtor i Departamentit të Aerodromeve, pranë autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, ka thënë se në dukje është një heliport i vogël, por për Kosovën është shumë i madh.
“Në dukje është një heliport i vogël, por për Kosovën është një hap i madh. Prandaj, uroj pronarin, për hapjen e heliportit të parë në Republikën e Kosovës. Uroj që ky hap të jetë shtytje edhe për investitor të tjerë që të shkojnë hapave të zotriut dhe të zhvillojnë këtë industri aq të nevojshme në territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai në fjalën e tij.
Të pranishëm ishin edhe zëvendësambasadori i Hungarisë në Prishtinë, kryetari i Komunës së Ranillugut dhe zyrtarë të tjerë nga niveli qendror dhe ai lokal. Një fluturim e kanë bërë së bashku kryetari i Gjilanit, Ranillugut, drejtori u aerodromeve, zevendesambasadori dhe pronari i kompleksit turistik për të bërë kështu hapjen simbolike të heliportit, thuhet në një deklaratë lëshuar nga komuna e Gjilanit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













