Lajme
Aktakuzat e para, vitin tjetër
Miratimi në Kuvend i Gjykatës Speciale ka ngjallur reagime dhe në shtetet e BE-së. BE përshëndetet themelimin e Dhomava të Specializuara dhe ofron asistencë
Aktakuza e parë për krime luftë mund të ngritët në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa deri atëherë nuk dihet se cili nga eprorët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përballët me Gjykatën Speciale. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Slloveni i BE-së, ka përshëndetur vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës, i cili me votimin Pro, i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale e cila ekskluzivisht do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së ndaj popullsisë civile serbe dhe komuniteteve të tjera.
Ligji për Gjykatën Speciale do të hyjë në fuqi kur të nënshkruhet nga presidentja, Atifete Jahjaga.
Megjithatë Zhbogar tha për mediat serbe se aktakuzat e para do të ngritën në fillim të vitit të ardhshëm. Agjencia Tanjug ka shkruar gjithashtu edhe rreth deklaratave të gazetarit Milaim Zeka i cili ka publikuar një listë të politikanëve kosovarë, të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale.
Zeka në profilin e tij, shkruan disa emra që do të përballen me Gjykatën, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veselin, ish komandantin e UÇK-së, Azem Sylën, dhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi, Shaip Muja etj..
Në anën tjetër miratimin në Kuvend të Gjykatës Speciale e ka përshëndetur edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier. Ai ka deklaruar se e mirëpret vendimin inkurajues të Parlamentit të Republikës së Kosovës që votoi amendamentet e domosdoshme kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Ky vendim sipas tij, tregon që Kosova është e vendosur për të ndërmarr qoftë edhe hapa të këtillë të domosdoshëm për t’i mbrojtur vlerat e funksionimit të ligjit dhe për të dënuar krimet e bëra. Sipas Steinmeier, një vendim i tillë është pjesë e një konflikti të pashmangshëm me të kaluarën, por Gjermania e ka mbështetur Kosovën nëpër faza të ndryshme dhe do të vazhdoj ta mbështes atë gjatë rrugës për integrime evropiane.
Edhe shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka mirëpritur aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.
Në deklaratën e saj, Mogherini ka thënë se “aprovimi i amendamenteve kushtetuese dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special në Kuvendin e Kosovës është hap jetik në ofrimin e kornizës së domosdoshme ligjore për adresimin e pretendimeve të rënda që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, si dhe zotimet e theksuara në Letërkëmbimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2014”.
“Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës”, ka thënë Mogherini.
BE-ja, sipas saj, është e përkushtuar në ofrimin e asistencës në këtë proces dhe për të vazhduar punën me palët e përfshira për të përfunduar procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që të mund të mbahen procese gjyqësore të pavarura dhe të drejta në një të afërme të parashikueshme.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













