Sport
Admir Mehmeti, lojtar i gjithanshëm
Drejtori sportiv i Bayern Leverkusen, Rudi Völler: "lojtar i shpejtë, teknik, lojtar me dhunti të shumta dhe i gjithanshëm”
Futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi, po konsiderohet si shpresa e madhe për ekipin e Bayern Leverkusen. Ish-lojtari i FC Freiburgut, i cili gjatë këtij afati kalimtar kaloi në Bayern Leverkusen po e pret me gëzim fillimin e sezonit të ri për të debutuar me ekipin e ri. “Unë jam këtu, në vendin e duhur për të bërë hapin më të mirë në karrierën time” shprehet sulmuesi shqiptar për “Kicker.de”, përcjell albinfo.ch.
Edhe drejtori sportiv i Bayern Leverkusen, Rudi Völler, e lavdëron transferin e ri, duke e cilësuar si një lojtar të gjithanshëm. “I shpejtë, teknik, lojtar me dhunti të shumta dhe i gjithanshëm”, thotë Völler.
Bashkëlojtari i tij te kombëtarja zvicerane, Josip Dermiç, pas një sezoni jo të mirë u largua nga Leverkusen për të kaluar te Borusia Monchengladbach, por kjo nuk e frikëson Mehmedin. “Atij nuk i ecën mbarë te Leverkusen, por unë jam një lojtar me tipare të tjera”, shprehet futbollisti shqiptar nga Maqedonia.
Mehmedi përshkruhet si një lojtar me tipare të shumta sulmuese. Ai mund të luajë si sulmues i majtë, si mesfushor ofensiv, si sulmues i qendrës, ai është i gjithanshëm. Për këtë më së miri flet fakti që në 60 lojëra të zhvilluara në bundesligën gjermane, ka shënuar 14 gola dhe ka bërë pesë asistime.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











