Kultura
“Këta njerëz janë Cyrihu”, thotë Shpend F. Salihu
Shpend F. Salihu i ka dhënë vetes detyrë që të fotografojë njerëz të veçantë dhe që kanë një rrëfim për ta treguar. Punën e tij, fotografi i ri pastaj e prezanton në facebook. Ai e bën këtë për vete dhe për fakti se atij i interesojnë njerëzit, rrëfimet e tyre, mirëqenia dhe jeta e tyre. Për këtë arsye Shpendi e ka gjithmonë me vete fotoaparatin kur del nga shtëpia në qarkun 3 të Cyrihut. Nganjëherë e nget biçikletën nëpër rrethinë. Pa ndonjë cak. Por gjithmonë në kërkim të njerëzve që dëshiron t`i fotografojë. Në këtë synim të tij nuk bëhet aspak fjalë për bukurinë ose seksipilitetin e atyre që fotografon.
Natyrisht, ndodh që ai të kontaktojë edhe meshkuj dhe femra atraktive në rrugë, për t`i fotografuar për faqen e tij në facebook “Humans of Zürich” shkruan tilllate.com (nënfletë e gazetës 20 minuten). Kush pranon të fotografohet – dhe këta janë rreth 85 për qind të të pyeturve – guxon dhe madje duhet të tregojë diçka nga jeta e tij. Këto e tërheqib Salihun: Fytyrat interesante, karakteret dhe rrëfimet që shkruajnë jetë.
Kur flet për projektin e tij “Humans of Zürich”, sytë e 32 vjeçarit shkëlqejnë. Inspirimin e ka nga libri “Humans of New York” që e ka marrë dhuratë nga një mike e tij e mirë. “Menjëherë e kisha të qartë se unë të njëjtën gjë doja ta bëja me Cyrihun” .
I rritur në qarkun e tretë të Cyrihut, ai ka njohur shumë kultura, raca dhe religjione. “Cyrihu është kaq i larmë, i bukur dhe multikuluror. Dhe pikërisht këtë unë dua ta tregoj”.
Se çfarë dëshiron të bëjë me këto fotografi kosovari e di me saktësi. “Ky projekt është një vepër jetësore. Unë i uroj vetes që nga të gjitha këto fotografi një ditë të dalë një libër”. Se kur do të ndodhe kjo, ai nuk e di. Deri në atë kohë ai përkujdeset për faqen e tij të internetit dhe gëzohet për çdo “like” që merr. “Së shpejti i bëj 1000. Kjo është cool!”.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













