Lajme
Teatri ODA hap dyert për të rinjtë e diasporës
Teatri ODA pas një periudhe të gjatë të punës me dhe për të rinjtë po vazhdon me mënyra të reja të punës dedikuar të rinjve. Gjatë fillimit të pushimit veror dhe muajit të diasporës në Teatrin ODA në Prishtinë do të organizohet Shkolla Verore me punëtori për të rinj nga diaspora dhe të rinj të vendit.
Punëtoritë janë të dedikuara për të rinjtë prej moshës 14 deri 19 vjeç dhe grupi do të jetë i përbërë prej të gjitha moshave brenda këtyre kufizimeve. Duke punuar bashkërisht me njerëz që takoheni për herë të parë zhvillohen edhe aftësi të reja sociale, e përpos kësaj, punëtoritë zhvillojnë shumë edhe kreativitetin, aftësitë për zgjidhje problemesh, aftësitë komunikuese, forcim të vetëbesimit dhe mbi të gjitha një eksperiencë të këndshme grupore dhe përvojë ekzaltuese të shfaqjes në hapësirë publike.
Punëtoritë mbahen prej 20 korrik deri 30 korrik 2015, nga ora 10:00 deri në ora 16:00, çdo ditë përpos të dielës, më 26 korrik. Ato mbahen në hapësirën e Teatrit ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë (hyrja prej parkingut nga ana e Stadiumit të qytetit) apo edhe në hapësira të tjera alternative si dhe në raste të caktuara do të ketë edhe provë në hapësirë publike. Punëtoritë do të udhëhiqen nga profesionistë të kësaj fushe.
Kjo shkollë verore do të bazohet në temën “Tungjatjeta dhe mirupafshim”, që është gjithashtu edhe një projekt i Teatrit ODA dhe UniT Graz, e që i dedikohet hapësirës publike. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me rrjetin IN SITU – rrjet evropian i organizatave artistike në hapësira publike, ku ODA është i vetmi anëtar që vjen nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian.
“Tungjatjeta dhe mirupafshim” do të zhvillohet përmes rezidencave artistike dhe si punë në zhvillim do të shfaqet gjatë festivalit “HAPU” në shtator të vitit 2015.
Grupi gjatë këtyre ditëve do të krijojë një shfaqje 20 – 30 minutëshe, të cilën do ta shfaqin në fund të punës, të premten, më 30 korrik 2015, në ora 20:00, në hapësirë publike në Prishtinë. Lokacioni i shfaqjes do të vendoset bashkërisht me grupet gjatë procesit të punës. Pjesëmarrësit mund të ftojnë prindërit, familjarët, shokët si dhe të interesuar të tjerë për të parë shfaqjen.
Vendet për pjesëmarrje ndahen bazuar në pranimin e aplikimeve, numri do të plotësohet me aplikimet e para. Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në Shkollën Verore të Teatrit ODA për të rinj, ju duhet të aplikoni sa më shpejt që të mundeni. Mbushni formën e aplikimit dhe dërgojeni në email: [email protected] apo fizikisht në Teatrin ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë, çdo ditë pune prej orës 08:00 deri 23:00.
Afati i fundit për aplikim është data 19 korrik 2015 dhe takimi i parë me grupet e formuara do të jetë të hënën, më 20 Korrik 2015, në ora 10:00 në Teatrin ODA.
Pjesëmarrja në Shkollën Verore të Teatrit ODA për të rinj është pa pagesë dhe përkrahet nga Ministria e Diasporës e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Për më shumë informacione ju mund të kontaktoni:
Valon Ibraj,
Teatri ODA,
Pallati i Rinisë, 111,
10030 Prishtinë,
KOSOVË
TEL: 038 246 555 / 049 246 555
Email: [email protected]
www.teatrioda.com
https://www.facebook.com/
Shkolla verore Diaspora
Shkarko DokumentinTë tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











