ALBINFO.CH
Sport
Shaqiri i do njësoj Kosovën dhe Zvicrën
Në intervistën që ka zhvilluar albinfo.ch me të në Bazel, Xherdani shprehet të jetë shumë i lumtur që është pjesë e ekipit italian, Inter Milan
Gjilanasi i mësuar me gatimet e nënës, pranë familjes e miqve në Bazel, është parë këto ditë i lumtur e me disponim në qytetin ku ai është rritur, në Bazel.
Lojtari që dikur bënte diferencën në kampionatin zviceran dhe akoma më tepër në çdo paraqitje me përfaqësuesen zvicerane, në Bundesligë dhe në Serie A, nuk po arrin dot të shmang tej bankën e rezervistit. Duket që „mallkimi“ i Bundesligës e ka ndjekur pas edhe në Serie A!
Pas një starti të suksesshëm me Interin, pjesën tjetër të kampionatit pranveror ai e ka kaluar në bankën e rezervistit.
Megjithatë, ai nuk dëshiron të lë dyshime se atje nuk i pëlqen. Në intervistën që ka zhvilluar albinfo.ch me të në Bazel, Xherdani shprehet të jetë shumë i lumtur që është pjesë e ekipit italian, Inter Milan.
Spekulimet se ai mund të largohet për shkak të pakënaqësisë dhe se nuk po e gjen veten në futbollin italian, Shaqiri i mohon kategorikisht.
„Jo, jo“, thotë XS-i, „nuk është e vërtetë“.
Por a jeni i lumtur me Interin, e pyesim ne. Shumë, përgjigjet shkurt Shaqiri.
„Po, po shumë“, plotëson ai i rrethuar nga fansat që kërkojnë një foto me të.
Të jesh i lumtur në rolin e rezervistit, mbase nuk përkon me atë që synojnë shumë futbollistë të talentuar. Por, si do që të jetë, famën që ai e ka në Zvicër dhe Kosovë, nuk ia merr dot kush, është një yll i padiskutueshëm. Një djalë i këndshëm dhe modest që sa herë flet për vendlindjen e tij, Kosovën, i buzëqesh fytyra.
Sivjet ai ende nuk e di se ku do ti kalojë pushimet verore, por një gjë e thotë me bindje të plotë; Kosova është për mua si Zvicra. Kur do të shkoni në Kosovë e pyesim, „s’di hala, jo“, i bjen shkurt Shaqiri, “por do të shkoj”, tregon ai për albinfo.ch.
Çfarë domethënë Kosova për ty, vazhdojmë ne intervistën me të. „Kosova si Zvicra, njejtë“, shprehet XS-i pa ia huqur, këndshëm e fjalëpak, dhe plotëson pas një heshtjeje që nuk zgjatë shumë: „Çdo vit shkoj unë në Kosovë për të parë familjen time“, deklaron ai duke mos hequr dorë nga krahasimi i mëparshëm i Kosovës me Zvicrën, kur e pyesim nëse është e veçantë Kosova për të.
„Po normalisht, si Zvicra e njëjtë“, përfundon gjilanasi që këto ditë pushimi po i kalon pranë familjes në Bazel .
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë























