Lajme
Nis solemnisht fushata për regjistrimin e diasporës
Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës sot e filloi fushatën për promovimin e regjistrit e diasporës. Fushata zgjat tre muaj
Në një ceremoni të veçantë, të dielën në Prishtinë filloi fushata gjithëpërfshirëse për promovimin e regjistrit të diasporës. Fushata do të zgjasë tre muaj me aktivitete të ndryshme në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa do të udhëhiqet nga Ministria e Diasporës (MeD) .
Në ceremoninë e organizuar nga ministri Valon Murati, ishte e pranishme edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.
Ministri Murati tha se projektet që kanë të bëjnë me diasporën janë projekte me interes kombëtar, prandaj i falënderoi të gjithë aktorët politikë, duke filluar nga presidentja Jahjaga, kolegët ministrat dhe anëtarët e komisionit parlamentar për punë të jashtme për përkrahjen e tyre.
Qëllimi i fushatës është informimi i bashkatdhetarëve për rëndësinë e regjistrit të diasporës.
“Ky projekt është iniciuar në mënyrë që institucionet e Republikës së Kosovës të ofrojnë shërbime më efikase për bashkatdhetarët, të zhvillojnë politika më të mira për mërgatën, ta bëjnë më të lehtë shpërndarjen e informatave, të inkurajojnë pjesëmarrjen dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin socio-ekonomik të vendit dhe të ofrojnë mundësi për transferimin e dijes”, tha Murati.
Po ashtu, ai theksoi se me anë të regjistrit institucionet e Republikës së Kosovës i krijojnë mekanizmat për ruajtjen e identitetit dhe përmirësimin e organizimit të mësimit të gjuhës për fëmijët.
Murati po ashtu tha se nëpërmjet regjistrimit dëshirohet tё krijohet partneriteti mes vendeve ku bashkatdhetarët jetojnë dhe Kosovës, si dhe partneriteti mes organizatave të diasporës dhe institucioneve të Kosovës. Ky regjistrim, sipas tij, do të ndihmojë në rrjetëzimin efikas të bizneseve, të të rinjve, të profesionistëve.
“Slogani ynë sivjet është “Ti je pjesë e atdheut”, sepse është e vërtetë se diaspora jon pothuajse është pjesa më e rëndësishme e atdheut. Ne jemi një dhe vetëm si të tillë mund t’i zgjidhim së bashku problemet dhe sfidat që i kemi përpara”, tha mes tjerash ministri i Diasporës, Valon Murati.
Brenda periudhës tre mujore bashkatdhetarët që e vizitojnë Kosovën, do të kenë mundësi të regjistrohen në ekipet mobile nëpër qytetet e Kosovës.
Ata, po ashtu, do të kenë mundësi ta vizitojnë uebfaqen www.rdks.info dhe të regjistrohen në mënyrë digjitale. Fushata mbështetet nga projekti “Përfshirja e diasporës në zhvillim ekonomik (DEED)”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, që zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), misioni në Kosovë.
E thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen këtij procesi, iu bëri edhe përfaqësuesi rezident i UNDP-në në Kosovë Andrew Russell.
“UNDP së fundmi ka bërë një raport i cili i thekson anët pozitive të cilat migrimi mund t’i sjellë vendit këtu në Kosovë. Është diçka pozitive kur diaspora nuk investon vetëm për konsum, por investon edhe për arsim, investon për hapjen e vendeve të punës dhe fusha tjera të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës. Unë ftoj të gjithë pjesëtarët e diasporës kudo që janë, që a ta të marrin pjesë këtu në Kosovë, në procesin e regjistrimit, në vendin e tyre”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












