Lajme
Zvicra mbështet liberalizim e vizave për kosovarët
“Zvicra mbështet këtë proces shumë të rëndësishëm i cili është shumë i nevojshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ambasadorja zvicerane, Krystyna Marty Lang
Autoritetet zvicerane janë të gatshme ta ndihmojnë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, pasi që konsideron se lëvizja e lirë është shumë e nevojshme për kosovarët. Kështu është thënë sot në takimin e radhës lidhur me “partneritetin për migrim” midis Kosovës dhe Zvicrës.
Në këtë takim morën pjesë, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ambasadorja e Zvicrës në Kosove, Krystyna Marty Lang, një delegacion nga Zvicra i kryesuar nga Ambasadori Von Arb, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe institucioneve tjera.
Ministri i MPB-së, Skender Hyseni theksoi se të dyja delegacionet do të gjejnë mënyrat më të mira për të mundësuar që lëvizja e qytetarëve të bëhet në kuadër të normave dhe rregullave në fuqi dhe sa më shumë që është e mundur të punohet drejt arritjes së një stadi të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Ai theksoi se tashmë është përfunduar raporti final për liberalizim të vizave dhe i njëjti javën e kaluar është dërguar në Bruksel.
“Në korrik të këtij viti presim një komision vlerësues nga BE-ja, për të evidentuar progresin”, theksoi ministri Hyseni, me ç’rast kërkoi përkrahjen e Zvicrës për Kosovën në rrafshin e liberalizimit të vizave.
Ambasadorja e Zvicrës në Kosove, Krystyna Marty Lang, tha se shteti të cilin e përfaqëson ajo, dëshiron që Kosova të jetë e liberalizuar në kuptim të shfrytëzimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe se ky proces duhet të shkojë drejt përmbylljes.
“Zvicra mbështet këtë proces shumë të rëndësishëm i cili është shumë i nevojshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Lang.
Ndërsa kryesuesi i delegacionit zviceran, Ambasadori Von Arb, theksoi se ka gjetur zhvillime pozitive në Kosovë sa i përket menaxhimit të migrimit dhe integrimit dhe personave të riatdhesuar.
Në këtë takim të radhës, gjithashtu do të diskutohen një numër çështjesh me rëndësi në fushën e migrimit, që kanë për qellim rritjen e bashkëpunimit midis autoriteteve tona dhe atyre zvicerane.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









