Lajme
Aklamacioni dhe diskrecioni nuk janë të këmbyeshme*
Këmbimi i aklamacionit me diskrecionin nga jo vetëm kryetari i njërës prej partive kryesore, por edhe nga kryeministri aktual i vendit rrezikon seriozisht shndërrimin e demokracisë në autarki

Rizgjedhja e kryetarit të LDK-së me aklamacion (ngritje dore) disa javë pasi që kryetari i Vetëvedosjes ishte tërhequr dhe kishte emëruar pasuesin e tij në diskrecion (fshehtësi) lënë për të konkluduar se aklamacioni dhe diskrecioni po na promovohen si dy faktorë kryesorë të demokracibërjes tek ne.
Këmbimi i aklamacionit me diskrecionin nga jo vetëm kryetari i njërës prej partive kryesore, por edhe nga kryeministri aktual i vendit rrezikon seriozisht shndërrimin e demokracisë në autarki.
Keqpërdorimi i diskrecionit për të promovuar unisonin dhe anashkalaimi i aklamacionit për të pamundësuar disonacën nga vetë oponuesi i kryesor i politikës sonë zyrtare po e ngulfasin shpresën dhe po e shtojnë obsesionin.
Aklamacioni – diskrecion dhe diskrecioni – aklamacion, si dy da barazimet më të pabarabarta që ka imponuar atrofia jonë qytetare, do të vazhdojnë të implikojnë sa uniformitet e konformizëm, aq edhe jokreativitet e servilizëm.
Për të shtuar jetëgjatësinë e tyre diabolike, liderët anemikë sanksionojnë me aklamacion epshin e tyre pushtetor me statute që u garantojnë pushtet të amshueshëm e anabolik. Për të siguruar sundimin pa kundërshtim dhe për ta shpallur kundërshtimin sakrilegj, ata inkuzicionojnë e përjashtojnë me a pa diskrecion , siç edhe do të linçonin pa shenjë e gjurmë po të mos mbikëqyreshin dhe po të mos penalizoheshin
Liria jonë po rrezikohet ditëpërditë, ceremonialisht, para syve tanë nga ata që duhet të jenë garantuesit e saj dhe ne po flasim sikur të flisnim për një civilizim të një galaksie tjetër, ku udhëtimi është sa i pamundur për shkaqe teknike, aq edhe i pakuptimtë për shkaqe kohore.
Kurajoja jonë qytetare po sfidohet e pozita jonë shoqërore po rrëgjohet nga liderët e kameleonët e tyre, e ne po vazhdojmë heshtim me zell si të ishim mumje të balsamosura.
Liderët po e shtrijnë pushtetin e tyre faranoik me aklamacion e ne po vazhdojmë të heshtim në diskrecion si të ishim në grevë të amshueshme fjale e veprimi.
Dhe kështu do te vazhdojë përderisa aklamacioni të këmbehet me diskrecionin dhe diskrecioni me aklamacion, përderisa a-ja të bëhet d dhe d-ja të bëhet a, përderisa delja të bëhet dash e dashi të bëhet dele.
*Ky është një opinion i autorit dhe nuk përputeht domosdoshmërisht me qëndrimin e redaksisë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak