Kultura
Më 7 qershor fillon “Java e Kulturës Shqiptare” në Austri

Këshilli Koordinues Shqiptar në Austri ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e Javës së Kulturës Shqiptare në Austri e cila do të fillojë të dielën më 7 qershor në Vjenë.
Sipas një njoftimi nga ky këshill, ky manifestim do të përcillet me aktivitete të ndryshme.
“Java e Kulturës Shqiptare në Austri përcillet me një mori aktivitetesh dhe performancash të ndryshme. Me muzikë klasike e cila do të interpretohet nga soprano-tenorë dhe instrumentistë shqiptarë që jetojnë në Austri, me këngë dhe valle burimore shqiptare, film shqiptar, ekspozita skulpturë –pikturë, orë letrare dhe aktivitete të ndryshme sportive si: shah, futboll, darts, e të tjera”, thuhet në njoftim, raporton “albinfo.ch”.
Java e Kulturës Shqiptare 2015 përfundon më 18 qershor.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak