Lajme
Prishtina lëshon “Murin Alpin”
Të gjitha klubet dhe shoqatat e alpinizmit do të mund ta shfrytëzojnë “Murin Alipin” që është lëshuar në parkun e Gërmisë. Muri është i lartë 8 metra
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Federatës së Alpinizmit të Kosovës, Arben Lila, me të cilin ua mundëson të gjithë alpinistëve shfrytëzimin e Murit alpin, që është lëshuar në kryeqytet.
Me këtë rast, të gjitha klubet dhe shoqatat e alpinizmit do të mund ta shfrytëzojnë “Murin Alipin”, ndërsa përparësi të shfrytëzimit do të kenë klubet nga Prishtina, tha drejtoresha Bogujevci. Sipas saj, qëllimi i kësaj marrëveshje është që “Muri Alpin” të jetë në shfrytëzim të klubeve të alpinizmit.
“Është i vetmi objekt që është në ambient të hapur në Kosovë dhe besojë se përmes kësaj marrëveshje, përpos profesionistëve që do ta kenë mundësinë ta shfrytëzojnë, kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për ata qytetarë që dëshirojnë t’i stërvitin shkathtësitë e tyre për alpinizëm mirëpo, për shkaqe sigurie, gjithnjë në praninë të trajnerëve të klubeve të alpinizmit”, tha Bogujevci.
Ajo inkurajoi alpinistët nga i gjithë vendi që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, ndërsa tha se së shpejti do të bëhet një planifikim i detajuar për ata që dëshirojnë të stërviten.
Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Alpinizmit, Arben Lila fillimisht e falënderoi Komunën e Prishtinës që nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit përmes së cilës mundësohet mënyra e kontrolluar e ngjitjes në “Murin alpin”.
“Ne e kemi edhe një “mur alpin” në Prishtinë edhe brenda Pallatit të Rinisë, i cili është më i vogël rreth 5 metra, ndërsa ky mur është 8 metra, ku mund të ngjiten alpinistët”, tha Lila, i cili theksoi se ngjitja në këtë mur do të bëhet në praninë e një personi të kualifikuar që do të bëjë sigurimin paraprak.
Arsyeja e marrëveshjes së nënshkruar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Alpinizmit të Kosovës, sipas tij, është që të mundësojë shfrytëzimin dhe funksionalizimin e “Murit alpin”, që gjendet brenda hapësirës së parkut rajonal “Gërmia”për qëllime rekreative.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë












