Lajme
Opozita e barrikaduar në tenda
Qindra protestues të opozitës natën e kanë kaluar nëpër tenda para objektit të qeverisë. Ndërsa situatën e tensionon edhe më shumë Gruevski, me një kundër-protestë sonte
Qindra protestues të opozitës maqedonase e kanë kaluar natën nëpër tenda para objektit të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Nikolla Gruevski dhe kabinetit të tij qeveritar. Deri në mëngjes së bashkë me protestuesit ka qëndruar edhe lideri opozitar, Zoran Zaev i Partisë Social Demokrate Maqedonase (LSDM).
Protestuesit janë shprehur të gatshëm që ta vazhdojnë protestën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Mirëpo situata mund të dalë ashtë kontrollit, pasi që kryeministri Gruevski dhe partia e tij, VMRO DPMNE ka paralajmëruar një kundërprotestë në të njëjtin lokacion ku janë të vendosura tendat e opozitës.
Zoran Zaev tha se protesta paraqet një vlerë të panjehësueshme, sa i përket masivitetit, por gjithsesi edhe përbërjes multietnike dhe multifetare.
“Ne dërguam një porosi shumë të rëndësishme, se këtu jeton një popull paqedashës, i cili di të vlerësojë demokracinë, po edhe vlerat demokratike”, është shprehur Zoran Zaev mbrëmjen e kaluar, teksa vendoseshin tendat para qeverisë, duke theksuar se nuk do të largohet deri në rrëzimin e qeverisë.
Ndërsa Ggruevski tha se zgjedhja duhet të bazohet në vullnetin e popullit, duke mos dhënë asnjë shenjë se mund të japë dorëheqje. “Maqedonia do të del më e fortë nga kjo situatë, me zgjidhje të bazuar nga vullneti i qytetarëve”, deklaroi Gruevski mbi të cilën bie barrë e rëndë për korrupsion dhe krim.
“Kjo zgjidhje duhet të bazohet në vullnetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë. Në bazë të vullnetit të tyre që e treguan gjatë zgjedhjeve të fundit. Zgjidhje duhet të gjendet dhe ajo mos të jetë në mënyrë të dhunshme, si që ndoshta dikush ka planifikuar”, deklaroi Gruevski.
Ndryshe, në ora 18 është planifikuar të mbahet takimi i dytë i katër liderëve politikë të Maqedonisë, Nikolla Gryevskit nga VMRO, Zoran Zaev nga LSDM, AliAhmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi nga PDSH. Në këtë takim pritet të gjendet një solucion për daljen e krizës politike në këtë shtet.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












