Lajme
Propozim për barazim të pagave: Qeveria federale kërkon orientim më të madh drejt tregut
Punonjësit e administratës federale në Zvicër, në të ardhmen, nuk duhet të fitojnë më shumë se ata në sektorin privat. Ky është qëllimi i një mocioni të paraqitur nga Jürg Grossen (GLP), i cili mbështetet nga Këshilli Federal dhe së shpejti do të shqyrtohet nga Parlamenti, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimeve të Universitetit të Lucernës, punonjësit federalë fitojnë mesatarisht 12 për qind më shumë se kolegët e tyre në pozita të ngjashme në sektorin privat. Profesori i politikës ekonomike, Christoph Scheidegger, vlerëson se ky diferencim përkthehet në një kosto shtesë prej rreth 390 milionë franga në vit për rreth 39 mijë pozita me kohë të plotë, transmeton albinfo.ch.
Mocioni i Grossen-it kërkon paga të “bazuar në treg” dhe mbështetet nga përfaqësues të SVP-së, FDP-së dhe Partisë së Qendrës. Këshilli Federal, gjithashtu, synon ta forcojë këtë orientim duke reformuar sistemin e pagave deri në fillim të vitit 2026, përmes përdorimit të kurbave të pagave dhe heqjes së mekanizmave automatikë të zhvillimit të pagave.
Megjithatë, efekti financiar i këtyre ndryshimeve mbetet ende i paqartë. Sipas qeverisë federale, pagat në administratë nuk janë rritur më shumë sesa në sektorin privat në dekadën e fundit. Këshilli Federal thekson se mbështet mocionin jo për të kursyer, por për të garantuar paga që reflektojnë kushtet e tregut.
Nga ana tjetër, kritika vjen nga e majta politike. Deputetja e të Gjelbërve, Katharina Prelicz-Huber, e cilëson nismën si një “polemikë të panevojshme” dhe mbron faktin se në disa nivele, si pastrimi ose shërbimet ndihmëse, shteti paguan më mirë se sektori privat – çka, sipas saj, duhet të shihet si një shembull pozitiv, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe “Biblioteka shqip” sjell libra shqip në bibliotekat e jugut të Italisë... -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











