Lajme
Vazhdojnë të shtënat në Kumanovë, banorët në panik
Në Kodren e Trimave e cila dje u shndërrua në vatër lufte ndërmjet një grupi të armatosur dhe policisë, edhe sot në mëngjes ka lëvizje të mjeteve të motorizuara dhe helikopterëve të policisë
Në lagjen e Kodra e Trimave në Kumanovë edhe sot po vazhdojnë të shtënat sporadike, ndërsa prezenca e forcave policore maqedonase shihet kudo. Madje në këtë zonë e cila dje u shndërrua në vatër lufte ndçrmjet një grupi të armatosur dhe policisë, edhe sot në mëngjes ka lëvizje të mjeteve të motorizuara dhe të helikopterëve të policisë maqedonase.
Një pjesë e banorëve të kësaj zone janë larguar nga shtëpitë e tyre për të evitur ndonjë incident. Burime të albinfo.ch nga Kumanova, thonë se dje janë larguar nga lagjja me rekomandim të policisë dhe janë vendosur tek të afërmit e tyre në fshatin Qerkez. Disa prej banorëve të lagjes Kodra e Trimave janë vendosur edhe në Shkup dhe Luginë të Preshevës.
Njësitet speciale policore janë të stacionuara nga pjesa hyrëse kryesore e lagjes nga tregu i Kumanovës.
Derisa banorët e kësaj lagje thonë se nuk i kanë parë forcat të UCK-së që janë përlëshur me policinë e maqedonisë, ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në një konferencë të jashtëzakonshme, mbrëmë tha se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë dhe situata ka rënë nën kontroll.
Ajo konfirmoi vrasjen ë 5 policëve dhe më shumë se 20 të plagosurve, disa nga të cilët rëndë, që po kurohen në Klinikën e Shkupit.
Mirëpo UÇK, e cila mori mbi sipër sulmin, tha se pjesëtarë të këtij grupi janë përleshur me policinë, por që asnjë nga ta nuk është dorëzuar. Sipas një komunikate që është nënëshkruar nga një komandant i këtij grupi, thuhet se personat që janë arrestuar mbëmë nga policia nuk kanë lidhje me UCK, por janë civilë nga lagjja të cilët shteti po i përdorë si arsyetim për dështimin.
“Këtë situatë e kanë inskenuar shteti maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11:00. Për t’u nxjerr me fitore kanë vazhduar me popullatë, e për t’i mbuluar vrasjet e tyre në popullin civil i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështu që nga pjesëtarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë një pjesëtar i këtij grupi.
Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu që u vra pesë vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit”. “Kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vranë Komadant Harun Aliu në Radush të Shkupit”, ka thënë ai.
Deklarimet e Jankullovskës, sipas kësaj komunikate, janë të sakta për dëmet që kanë pësuar forcat e saj policore. ‘Rezultojnë 5 policë të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Kjo është pasoja e reagimit tonë të ashpër, të cilin nuk do ta ndalim në ditët që vijnë’, thuhet në deklaratën e një komandanti të UÇK-së.
Ndryshe deri më tani nuk është konfirmuar për civil të vrarë, ndërsa ajo që është konfirmuar është fakti se dhjetëra persona, po merren në pyetje nga policia lidhur me incidentin e djeshëm.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











