Lajme
Sërish shkëmbime të zjarrit në Kumanovë
Rreth përleshjeve që po ndodhin në Kumanovë kanë reaguar Ambasada Amerikane në Shkup dhe Bashkimi Evropian
Banorët kanë rrethuar disa shtëpi në një rrugë, ku po zhvillohet përleshja e armatosur.
Banorët rrëfejnë për tmerrin që po e përjetojnë dhe për izolimin e plotë ku ndodhen. Ata thonë se shtëpitë e tyre në këtë lagje janë stërmbushur me forca speciale policore.
Deri tani nuk jepen hollësi dhe shifra zyrtare për të plagosur dhe të vrarë, ndërsa jozyrtarisht mësohet për të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, raporton INA. Dëmet konsiderohen të jenë shumë të mëdha, si djegie të shtëpive, dëmtime nga armët e zjarrit dhe dëme tjera materiale.
Një pjesë e banorëve lokal të lagjes së Trimave ku po vazhdon aksioni policor janë evakuuar.
Banorët nën përcjelljen e policisë kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhe janë strehuar më pas në drejtime dhe vendbanime tjera.
Banorët apeluan përmes INA që të ndihmojnë në evakuimin e tyre, për shkak të rasteve të pleqve dhe fëmijëve të sëmurë, dhe panikut që po mbretëronte në mesin e tyre.
Banorët e këtyre lagjeve për momentin po strehohen tek të afërmit e tyre dhe se siç mësohet një pjesë e tyre kanë nevojë për ndihma humanitare emergjente në ushqime dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.
Rreth përleshjeve që po ndodhin në Kumanovë kanë reaguar Ambasada Amerikane në Shkup dhe Bashkimi Evropian.
“Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të njerëzve në aksionet në Kumanovë dhe rrethinë dhe shprehim ngushllimet tona ndaj familjeve të policëve dhe qytetarëve që kanë humbur jetën, por edhe ndaj atyre të plagosur. Ne po ndjekim situatën dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politik. I bëjmë thirrje qytetarëve që të rrijnë qetë dhe të lejojnë konfirmimin e fakteve”, theksoi ambasada e SHBA-ve në Shkup, informon INA.
Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke ndjekur me kujdes të dhënat dhe raportet lidhur me aksionin policor që po ndodh në Kumanovë dhe rrethinë, me ç’rast u raportua edhe për shkëmbim të gjuajtjeve me armë.
“Jemi në kontakt me autoritet dhe me partitë politike. Fuqishëm apelojmë deri tek të gjithë qytetarët dhe faktorët politik që të qëndrojnë të qetë dhe të presin që qeveritarët relevant të tregojnë faktet dhe të sqarojnë atë që po ndodh. Shpresojmë që do të shmanget eskalimi i tensioneve”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së, përcjell INA.
Rreth zhvillimeve më të reja, të dhunshme në Kumanovë ka reaguar edhe faktori politik në Kosovë. Kështu, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur brengosjen e tij për dhunën që mëngjesin e sotëm u pa në Kumanovë. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë. Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar”, ka thënë Mustafa.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














