Lajme
Shqipëri, goditet rrjeti i trafikantëve me emigrantë
Në Shqipëri janë arrestuar pesë trafikantë të cilët i dërgonin shqiptarët drejt BE-së, Britanisë dhe Amerikës. Për Britani ua merrnin 5 mijë euro për SHBA 20 mijë dollarë
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar pesë persona në Shkodër dhe Tiranë, nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit me emigrantë. Të arrestuarit posedonin një laboratorë modern për prodhimin dokumenteve të falsifikuara si dhe disa dokumente.
Operacioni është koduar “Emigracioni i Paligjshëm” është organizuar nga Sektori për Trafikun e Paligjshëm, ku pesë persona kanë përfunduar në pranga me akuzën e “favorizimit të kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Të arrestuarit janë shtetasit Bajram Xhaja, 58 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Emiri, 59 vjeç banues në Tiranë dhe person me precedentë penalë në të shkuarën, Xhelil Alla, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, Sofije Pepa, lindur dhe banuese në Shkodër dhe MIhal Gjoka, 56 vjeç banues në Tiranë, raporton TCH.
Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zbuluar dy laboratorë falsifikimi dokumentesh dhe janë sekuestruar dy kompjuter, printera, makineri prodhimi kartash elektronike, një sasi e konsiderueshme parash, një automjet tip Mercedes Benz si dhe materiale të tjera që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.
Dyshohet se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri- tjetrin rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë. Këtyre personave ata ua merrnin nga 5000 Euro për në vendet e BE-së dhe nga 20.000 dollarë për në vendet SHBA dhe Kanada.
“Ata pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit. Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal”, thuhet në raport.
Njëri laborator u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Kujtim Emiri, ndërsa laboratori i dytë u gjet në banesën e shtetasit Xhelil Alla. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












