Lajme
Kosovarët zgjedhin festën në vend të protestës për 1 Maj
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi tha se në Kosovë ka vend për protesta çdo ditë, por sot është dashur patjetër që të protestohet e jo të festohet duke shkuar në Gërmi dhe Shqipëri
Në një vend si Kosova ku për çdo ditë ka arsye për protesta pasi që çdo ditë shkelen të drejtat e punëtorëve, 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës shfrytëzohet për argëtim.
Ndërsa sindikatat, të cilat kanë për detyrë organizimin e punëtorëve në protesta, fajësojnë qytetarët. Sipas sindikalistëve, në vend që të ishin në shesh duke protestuar për të drejtat e tyre, qyetarët e Kosovës kanë vërshuar Gërminë dhe Shqipërinë në mënyrë të organizuar për këtë ditë.
Në një tryezë të organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Lëvizja Vetëvendosje, ku u diskutua për të drejtat e punëtorëve në Kosovë dhe për vështirësitë e pengesat në organizimin sindikal, u tha se të drejtat e punëtorëve shkelen në masë të madhe sidomos në sektorin privat, njofton kosovapress.com.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi tha se në Kosovë ka vend për protesta çdo ditë, por sot është dashur patjetër që të protestohet e jo të festohet duke shkuar në Gërmi dhe Shqipëri.
Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se protestat e punëtorëve për të drejtat e tyre nuk duhet të ndodhin vetëm për 1 maj, ditën ndërkombëtare të punëtorëve, por çdo ditë kur të drejtat e tyre shkelen.
Ndërsa, duke folur për organizimin sindikal, Ymeri shtoi se pushteti po përdor mekanizma mashtrues karshi interesave të sindikalistëve. Ndërkohë, duke folur për të drejtat e punëtorëve dhe organizimin sindikal, deputeti i VV-së, Faton Topalli tha se aktualisht, sipas Trustit Pensional, në Kosovë punojnë 235 mijë qytetar të punësuar në sektorin privat dhe atë shoqëror. Ndërsa, sipas tij numri i punonjësve të cilët i takojnë ekonomisë jo formale konsiderohet të jetë më i madh se 30 për qind, gjë që numrin e përgjithshëm të të punësuarve e rrit mes 350 deri në 400 mijë të punësuar.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










