Sport
Fanol Perdedaj largohet nga klubi
Futbollisti Fanol Perdedaj nuk do ta vazhdojë kontratën me ekipin FC Cottbus. Ai dëshiron të luajë në ndonjë ligë më të lartë.
Mesfushori kosovar, Fanol Perdedaj, do të largohet gjatë verës nga ekipi i FC Energji Cottbus që aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në ligën e tretë gjermane. “Unë nuk do ta vazhdoj më kontratën me Cottbusin”, ka thënë ish-futbollisti i Hertha BSC.
Pas një viti e gjysmë që luan te Cottbusi, Perdedaj dëshiron të gjejë një ekip i cili luan në ligat më të larta të futbollit. “Unë kam vendosur të gjej një rrugë tjetër. Unë dua të luaj në liga më të larta”, ka thënë 23-vjeçari nga Prizreni për mediet gjermane, transmeton albinfo.ch.
Siç bëhet e ditur, ekipi i ka ofruar Perdedajt një kontratë të re, por ai nuk e ka pranuar. Për largimin e tij është shprehur edhe trajneri Stefan Karmer. “Natyrisht se na vjen keq që Fanoli do të largohet. Ai ka oferta nga ligat e tjera dhe në rrethana të këtilla është shumë normale që të kërkojë skuadër të re”, ka thënë trajneri Karmer.
Fanol Perdedaj është 23-vjeçar, i cili që nga fëmijëria është larguar nga Kosova bashkë me familjen për të jetuar në Berlin të Gjermanisë. Ai është lojtar standard i përfaqësueses së Kosovës.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë















