Bota
Dy miliardë njerëz në mbarë botën nuk kanë qasje në shërbimet bankare
Gati 700 milionë njerëz në botë për herë të parë kanë hapur një llogari bankare
Dy miliardë njerëz në botë ende nuk kanë qasje në shërbimet bankare, edhe pse vitet e fundit statistikat flasin për një numër në rritje të njerëzve të varfër që hapin llogari bankare, sipas sondazhit të fundit nga Banka Botërore (BB).
Gati 700 milionë njerëz në botë për herë të parë kanë hapur një llogari bankare, i cili është një hap i madh përpara, duke bërë të mundur të gjithë që të kenë qasje në shërbimet financiare.
Ekspertët besojnë se një hap i tillë është vendimtar në luftën kundër varfërisë globale.
Indeksi Global, i cili është realizuar nga Banka Botërore, tregon se tani 62 për qind e njerëzve në mbarë botën përdorin shërbimet financiare në banka dhe operatorët celularë, që është një rritje prej 51 për qind në krahasim me 2011.
Por, ende dy miliardë njerëz në mbarë botën nuk kanë qasje në shërbimet bankare, duke përfshirë më shumë se gjysmën e të rriturve, 40 për qind prej tyre në familjet e varfëra në vendet në zhvillim.
Hulumtimet tregojnë se shumë nga ata që kanë një llogari bankare kryejnë transanksione vetëm kesh për pagesat e faturave mujore dhe shkollim. Shpenzimet i ruajnë në shtëpi në vend se në bankë.
Hulumtimet tregojnë se familjet me llogari bankare më mirë i mbijetojnë goditjeve financiare. Gjithashtu, kursimet dhe kreditë mund të përdoren për të zgjeruar kompanitë e vogla dhe rritjen e prodhimit bujqësor.
Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, tha se qëllimi është që nga 2020 e gjithë bota të ketë qasje në financa.
“Qasja në shërbimet financiare mund të shërbejë si një mënyrë për të dalë nga varfëria. Ne kemi vendosur një objektiv shumë ambicioz, të gjithë nga 2020 të kenë qasje në financa”, tha Kim.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










