Lajme
Nxënësit dhe prindërit të tmerruar nga tuberkulozi
Arsimtarja e infektuar me tuberkuloz është shtruar në spitalin e mushkërive, ndërsa të gjithë nxënësit duhet t’i nënshtrohen testit mjekësor për TBC
Diagnostikimi i një arsimtareje me sëmundjen e tuberkulozit ka ngjallur shqetësim tek nxënësit dhe prindërit e shkollës fillore “Vasill Gllavinov” në Shkup. Arsimtarja është shtruar në spitalin e mushkërive, ndërsa të gjithë nxënësit duhet t’i nënshtrohen testit mjekësor për TBC.
Disa nga prindërit madje pohojnë se përveç mësueses, me tuberkuloz janë infektuar edhe disa nxënës të klasës së 7-të, 8-të dhe 9-të prandaj kërkojnë ekzaminimin e të gjithëve fëmijëve, përnjëherësh.
Ata nënvizojnë se sëmundja mund të vazhdojë të jetë në mesin e fëmijëve, për shkak se një pjesë e nxënësve, janë në pushim vjetor për shkak të festës së Pashkëve.
“Kemi dëgjuar prej jashtë, por jo prej brenda, se ka edhe të infektuar. Kemi marrë udhëzim që t’i dërgojmë fëmijët në kontroll të martën për tuberkulozin. Kisha pasur dëshirë që jo vetëm fëmijët tanë, por edhe të tjerave klasa të kontrollohen pasi që ata nuk janë të informuar, e gjithë shkolla duhet të kontrollohet përnjëherë”, tha për AlsatM, Samet Rexhepi, Prind.
“Edhe unë e kam djalin në klasën e dytë këtu. Kam dëgjuar se ka fëmijë të sëmurë. Po ashtu sot informuan se edhe një mësuese është e sëmurë. Më vjen keq për këtë rast. Nëse dalin të sakta shpresoj se do të merren masa. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë. Nëse del rasti i vërtetë unë jam shumë i revoltuar”, u shpreh Tefik Nuhiu, Prind.
Ndërkaq drejtori i shkollës “Vasill Gllavinov” mohon infektimin e fëmijëve.
Qamuran Kuçi thekson se shkolla e tij ka nivel të lartë pastërtie dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese.
“Janë kontrolluar afro 60 nxënës dhe mbi 13 arsimtarë. Tek asnjëri nuk është vërejtur sëmundje apo infektim që mund të rrezikojë ngjitjen e sëmundjes. Edhe profesorët e ekzaminuar janë të shëndoshë. Të theksoj se ato janë vetëm kontakte të përkohshme, një orë në javë apo ditë varësisht nga program arsimor, kurse për t’u përcjellë sëmundja nevojiten kontakte më të afërta”, tha ai.
Ndërsa Biljana Poposka, drejtore e Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz në Shkup, tha se më së shumti janë në rrezik anëtarët e familjes se sa kolegët e punë të arsimtares së infektuar.
Ndryshe, sëmundja e tuberkulozit përhapet me anë të rrugëve respiratore. Mikrobi përhapet në ajër kur i sëmuri kollitet, teshtin apo flet. Edhe individët e shëndoshë mund të preken nga sëmundja, dhe sipas mjekëve, bacilet e marra mund të fshihen në trup pa e sëmurë personin, por të shfaqen atëherë kur atij i bie imuniteti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












