Lajme
Kosova përkujton fushatën e NATO-s ndaj Serbisë
Gjashtëmbëdhjetë vjet pas, lidershipi kosovar falënderon Aleancën Veriatlantike për ndërhyrje në Kosovë, për të parandaluar gjenocidin dhe gjakderdhjen e mëtutjeshme
Përfaqësuesit e institucioneve dhe qytetarë të Kosovës kanë përkujtuar sot 16 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe në Kosovë dhe Serbi. Kjo ditë e cila konsiderohen si rikthimi shpresës për një Kosovë të lirë, njëkohësisht rikthen dhimbjen për mijëra të vrarë dhe shumë të zhdukur.
Lidershipi kosovar falëndero Aleancën Veriatlantike për ndërhyrje në Kosovës për të parandaluar gjenocidin dhe gjakderdhjen e mëtutjeshme. Po ashtu falënderim i veçantë shkon edhe për paqeruajtësit e KFOR-it të cilët po vazhdojnë të garantojnë sovranitetin e shtetit më të ri të Evropës.
“Në shënimin e 16-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, kur shënohet fillimi i kthimit të shpresës për qytetarët e Kosovës për një jetë të re, shprehim mirënjohje të përhershme për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së dhe të NATO-s, që me përkushtim u angazhuan në mbrojtjen e vlerave të qytetërimit dhe mundësuan që Kosova sot të jetë vend i qytetarëve të lirë dhe të barabartë”, ka thënë presidentja Atifete Jahjaga.
Solidariteti ndërkombëtar, i dëshmuar përmes veprimit të NATO-s përpara 16 vjetësh, sipas saj, tregon humanizmin e botës së përparuar dhe përkushtimin e saj për respektimin e vlerave të demokracisë, duke u bërë një shpresë për paqe dhe siguri, për një jetë të qetë e të sigurt, për përparim dhe zhvillim për të gjithë popujt dhe shtetet.
Në këtë 16 vjetor, Kosova, siç tha më tej Jahjaga, dëshmon se është shembulli më i mirë i ndërtimit të një shoqërie të të barabartëve, pa dallim, i respektimit të diversitetit edhe kulturor e fetar dhe i ndërtimit mbi bazat e demokracisë.
“Një shtet, që dëshmon suksesin e përbashkët të qytetarëve e institucioneve të vendit dhe të bashkësisë ndërkombëtare, faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit dhe i fqinjësisë së mirë, shtet i pranuar ndërkombëtarisht me synime të qarta të anëtarësimit në BE, OKB dhe në NATO”, deklaroi ajo.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, falënderoi vendet anëtare të NATO-s për ndërhyrje në Kosovë. “Them se 24 marsi shënon fillimin e fundit të luftës së Kosovës dhe fillimin e lirisë së vendit tonë. 16 vjet pas, Kosovën ne e përjetojmë si vend të lirë, vend sovran dhe vend të pavarur, dhe vend i cili synon të integrohet në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, pas vendosjes së luleve në monumetin e quajtur “E vërteta”, në urën kryesore mbi lumin Ibër, e ka quajtur të turpshëm faktin se intevenimi ushtarak i NATO-s ishte quajtur “Engjëlli i mëshirës”…
“Dëshiroj që nga ky vend t’i porosis gjeneralët e NATO-s dhe të gjithë atyre që kanë marrë vendime, se bombat e juaja nuk kanë qenë engjuj të mëshirës dhe se këto viktima të pafajshme – engjujt tanë, nuk janë dëme anësore. Bombat e juaja kanë mbjellur vdekjen dhe të gjitha këto viktimat tona- engjëjt tanë, kanë emrat dhe mbiemrat e tyre dhe kanë pësuar nga dora e juaj e pamëshirshme“, ka theksuar Rakiq, citon REL.
Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi thotë se intervenimi i NATO-s ndaj forcave serbe të sigurisë dhe çlirimi i Kosovës në vitin 1999, përkatësisht krijimi i shtetit të Kosovës, e ka dëshmuar një fakt, se “rajoni i Ballkanit asnjëherë në histori nuk ka qenë më paqësor se tash, si zonë pa konflikte”.
“Deri sa për shqiptarët intervenimi i NATO-s ka qenë shpëtim, pas një shekulli vuajtjesh në robëri, për serbët është përjetuar si një agresion. Mirëpo, duket qartë se shoqëria serbe, pjesa më demokratike e saj, megjithatë, po e kupton se intervenimi i NATO-s në Kosovë i ka ndihmuar shoqërisë serbe që të çlirohet nga fashizmi”, theksoi Matoshi.
Ndryshe, 16 vjet më parë, NATO filloi një fushatë bombardimesh ndaj caqeve serbe. Deri të ndërhyrja erdhi pas dështimit të të gjitha mundësive politike për ta bindur ish presidentin e atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq të largohet nga Kosova. Fushatë ajrore zgjatën 78 ditë.
Mirëpo gjatë kësaj periudhë mbi 12 mijë persona u vrarë, rreth 4 mijë të tjerë u zhdukën, ndërsa rreth 200 mijë shtëpi dhe objekte kulti u dogjën nga forcat serbe. Gjithashtu nga shtëpitë e tyre u larguan dhunshëm rreth 1 milionë shqiptarë. Pas bombardimeve, në Kosovë ndërhyri NATO me strukturën KFOR prej 60 mijë trupash. Kjo struktura tanimë është reduktuar në 5 mijë sosh.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












