Lajme
Liridona Makica zgjidhet Sipërmarrësja e Vitit 2024 nga Swissalbs
Për herë të parë është ndarë edhe çmimi për “Heroin e komunitetit”, çmim që e ka fituar Islam Alijaj, deputeti i parë nga komuniteti shqiptar në Parlamentin e Zvicrës. Platforma mediale albinfo.ch është sponsor medial i këtij aktiviteti.
Mbrëmë, më 7 shtator, në një ambient solemn e festiv, në Sallën e Kongreseve në Cyrih është mbajtur edicioni i katërt me radhë i Ballos së organizatës Swissalbs. Kjo organizatë bën bashkë afaristët shqiptarë ndërsa në ballon e saj tashmë tradicionale, bën zgjedhjen e sipërmarrësit të ri më të suksesshëm shqiptar, të vitit, në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Nga pesë të nominuarit: Liridona Makica (Spitex Dona), Floriana Binaku, Flamur Jashari, Albert Gjukaj dhe Muhamed Ramiqi, çmimin “Sipërmarrësi i vitit 2024”, të ndarë nga afaristi i njohur zviceran Marco Gredig e ka marrë Liridona Makica.
Spitex Dona, e themeluar nga Liridona Makica, që nga themelimi në vitin 2020 ka mbi 50 punonjës. Organizata ofron shërbime të plota të kujdesit në shtëpi për pacientët, nga trajtimi mjekësor, deri te mbështetja në jetën e përditshme.
„E di se do të fitojmë, sepse jemi një kompani me mbi 50 të punësuar, të cilët përkujdesen për një kualitet sa më të mirë jetësor për njerëzit“, ishte shprehur Liridona me rastin e nominimit.
“Për ne është e rëndësishme që klientët tanë të kujdesen gjithmonë nga i njëjti person – në këtë mënyrë ne mund të ndërtojmë një bazë të vërtetë besimi,” thotë ajo pasi ka marrë çmimin. “Jam shumë e lumtur që vlera e kompanisë sime për shoqërinë është njohur me këtë çmim”.
“Lëreni shqiponjën të fluturojë në Zvicër”
Në këtë edicion për herë të parë është ndarë edhe çmimi për “Heroin e komunitetit”, dhe ky çmim ka shkuar në duart e Islam Alijajt, deputetit të parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, nga komuniteti shqiptar, shkruan albinfo.ch. Alijaj, përveç si politikan i Partisë Socialdemokrate (SP), është i njohur për veprimtarinë e tij të gjerë në shërbim të personave me nevoja të veçanta, kategori kjo ku bën pjesë edhe ai vetë.
Me rreth 300,000 banorë, diaspora shqiptare është një nga më të mëdhatë në Zvicër pas italianëve dhe gjermanëve. Por shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në Bernë, thotë Alijaj. Ai përdori skenën e madhe të shtunën në mbrëmje për të bërë një sugjerim: “Ne duhet të punojmë së bashku dhe të krijojmë një organizatë ndërpartiake”. Dhe fjalia e tij e fundit i dha atij ovacionin e dytë të mbrëmjes: “Lëreni shqiponjën të fluturojë në Zvicër”.
Pjesa gala e mbrëmjes është plotësuar me këngë të zgjedhura nga këngëtarët Selami Kolonja, Marisa Murtezi dhe Ilir Dërbaçi.
Balloja e organizuar nga Swissalbs kishte për qëllim të mbledhë në një vend të gjithë biznesmenët shqiptaro-zviceran të cilët me ngritjen e bizneseve të tyre kanë kontribuuar në zhvillimin e shtetit zviceran në një formë, qoftë ajo në ekonomi, arsim, kulturë e politikë. Personat të cilët mendojnë se kanë arritur të jenë të suksesshëm në ndonjë nga fushat, mund të aplikojnë për të garuar në marrjen e çmimit.
Juria e caktuar nga Swissalbs përzgjedhë rrethin e ngushtë të fituesve potencial, deri sa të vendoset për top tre më favoritët, e ku më pas bëhet edhe ndarja e çmimit.


E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë
















