Lajme
Hapet Shkolla Fillore në Rübenach, Koblenz
Është hapur shkolla fillore në Rübenach, Koblenz, e cila ofron mësim plotësues në gjuhën shqipe për nxënësit e klasave 1-4, transmeton albinfo.ch.
Kjo shkollë konsiderohet ndër më të mëdhat në qytetin Koblenz. Bleona Laha-Sadrija do të jetë mësuesja e parë shqiptare e angazhuar në këtë shkollë për fëmijët e klasave të ulëta që ofrojnë mësim plotësues në gjuhën shqipe.
Drejtori i shkollës, z. David Janser dhe zv.drejtoresha, znj. Annike Löhndorf, mirëpriten hapjen e kësaj paraleleje.
Në këtë ngjarje mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili dhuroi librat si dhe i ofroi mbështetje në drejtim te sensibilizimit të prindërve për regjistrim të femijëve nëpër shkolla.
Përkushtimi i lartë nga ana e institucioneve gjermane për hapjen e kësaj shkolle u dëshmua me pjesëmarrjen e Presidentit të ADD për Landin Rheinland Pfalz, z.Thomas Linnertz, si dhe Përgjegjëses për Mësim Plotësues për Landin Rheinland Pfalz, znj. Patricia Schon Ohnesorge.
Hapjen e kësaj shkolle e kanë ndihmuar po ashtu një grup afaristësh dhe aktivistësh shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në qytetin Koblenz.
Edhe mediat lokale elektronike dhe të shkruara i kushtuan një vëmendje të veçantë kësaj ngjarjeje.
?Ftohen prindërit shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë. Kostoja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe mbulohet tërësisht nga institucionet gjermane.
Në këtë shkollë do të gjeni atmosferë shumë miqësore.
Adresa e shkollës:
Grundschule Rübenach
Am Mühlenteich 15
56072 Koblenz
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













