Integrimi
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë frikë. Vetëm një telefonatë në SEM ofron sqarime dhe siguri

Një letër, në pamje të parë si shkresë zyrtare nga autoritetet federale, po shqetëson të huajt në Zvicër. Ajo kërkon, hiç më pak se dëbimin nga Zvicra të atyre që marrin këtë letër. Afati është: 31 dhjetor 2024!
“Revokimi i statusit të lejes tuaj të qëndrimit, më 31 dhjetor 2024″ mund të lexohet në titull, ndërsa më poshtë shpjegohet me një ton juridik arsyeja përse i adresuari duhet të largohet nga Zvicra në fundi të vitit, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “klauzolën ventil” dhe faktin që nga kjo rregullore mund të preken personat me leje B dhe C. “Prandaj, ne duhet t’ju informojmë se statusi juaj i qëndrimit në Zvicër do të revokohet (anulohet) që nga 31 dhjetori 2024 bazuar në nenin 10, paragrafi 4d AFMP të Marrëveshjes Dypalëshe 11”, shkruan 20minuten.ch. Për të qenë më “bindëse” e gjitha kjo ka logon e Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), kodin QR dhe numrin e supozuar të personelit.
SEM do të bëjë padi ndaj personave të panjohur
Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon menjëherë si mashtrim, sigurisht që do të ketë frikë. Vetëm një telefonatë në SEM ofron sqarime dhe siguri. Sipas një zëdhënësi të SEM, një duzinë raportesh u kanë arritur të martën nga njerëzit që kishin marrë letrën.
Nuk mund të identifikohet asnjë model, se cilave kategori, saktësisht, u drejtohen këto letra – të paktën deri më tani: “Ajo prek njerëz të kombësive të ndryshme në kantone, sektorë profesionalë dhe rajone të ndryshme gjuhësore”, thotë Reto Kormann nga SEM. Ka ndodhur edhe në të kaluarën që emailet mashtruese janë dërguar në emër të SEM. Institucioni do të bëjë ankesë ndaj personave të panjohur.
Kur është fjala për motivet, vetëm mund të spekulohet. Nuk mund të bëhet fjalë për para, sepse nuk ka asnjë kërkesë për para, në këtë letër. Mirëpo, duke qenë se ajo u drejtohet jozviceranëve me leje qëndrimi, dyshimi për racizëm është i dukshëm.
Beat Gerber nga Amnesty International është i tronditur nga mënyra se si ky veprim synon të shqetësojë marrësit: “Është një mënyrë jashtëzakonisht perfide për të frikësuar njerëzit, transmeton albinfo.ch. Për vite kemi vërejtur një numër shqetësues mesazhesh urrejtjeje kundër të huajve në mediat sociale, në emaile dhe letra të adresuara personalisht ose në postime masive. Por një falsifikim i tillë – mashtrues i vërtetë – i një dokumenti zyrtar ka një dimension të ri”.
Organizata “Human Right” pajtohet me këtë pikëpamje: “Kjo është një monstruozitet i pashembullt”, thotë drejtoresha menaxhuese, Marianne Aeberhard. Ajo dyshon se letrat përmbajnë edhe një mesazh të fshehtë për SEM-in, me moton: SEM duhet të marrë më në fund “problemin” me të huajt nën kontroll dhe gjithashtu të dëbojë ata me leje qëndrimi B dhe C. “Këtu pa dyshim që ka paralele me tendencat aktuale, shumë radikale. Në përgjithësi, kjo është shumë shqetësuese”, thotë Aeberhard.
Avokati Christian Lenz nga firma ligjore Lenz & Caduff Rechtsanwälte shpjegon: “Për mendimin tim, brenda këtij veprimi mund të shihen vepra të ndryshme, si falsifikimi i dokumenteve dhe detyrimi”.
Autori mund të dënohet me burgim deri në katër vjet vetëm për falsifikim dokumentesh. Nëse gjykata konsideron se janë kryer delikte shtesë, dënimi mund të jetë edhe më i lartë, përcjell albinfo.ch. “Si një person me njohuri, e kupton shpejt kur lexon këtë letër se ajo nuk mund të vijë nga një autoritet zviceran. Është formuluar në mënyrë të papastër dhe të dyshimtë”, thotë Lenz. “Por kuptohet që kjo i bën të prekurit të frikësohen”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë Nga Londra në Tiranë: Shtyhet fluturimi me 90 minuta vonesë...
-
Po kërkohej nga Austria, arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga rritja e çmimeve postare dhe rregullat e reja të banesave në Vjenë te rritja e...
-
Austri: 2500 vende të rezervuara për punëtorë sezonalë nga Ballkani Perëndimor
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë