Lajme
Mjegull në aeroport, anulohen të gjitha fluturimet
Nga Aeroporti i Prishtinës sot janë anuluar 13 fluturime në vajtje-ardhje, ndërkaq vetëm një është realizuar, tha zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara
Vetëm një fluturim ka ndodhur gjatë gjithë ditës së mërkurë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, ndërsa të gjitha fluturimet tjera janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur. Kështu deklaroi për “albinfo.ch”, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
Ajo tha se në agjendë kanë qenë 14 fluturime, prej të cilave 13 janë anuluar, ndërsa vetëm një vajtje-ardhje, është realizuar.
“Për shkak të kushteve atmosferike përkatësisht mjegullës, të gjitha fluturimet janë anuluar përveç një fluturimi në vajtje dhe ardhje nga kompania Easy Jet”, deklaro zëdhënësja Gara, e cila kërkoi mbështetje nga Qeveria e Kosovës, për zgjatjen e pistës edhe për disa kilometra.
“Problemi me mjegull ka ekzistuar edhe ne vitet paraprake dhe ne mbesim në pritje të një vendimmarrjeje për përkrahje nga qeveria e Kosovës në zgjatjen e pistës deri në tri kilometra dhe ngritje te kapacitetit të saj që do të mundësonte aterrime edhe gjatë motit me mjegull, pasi që i njëjti problem mund të përsëritet edhe për vitet e ardhshme”, deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











