Lajme
Katerina Hajna është një ndër masterchef-et më të njohura në fushën e kulinarisë në Greqi
Me artin e të gatuarit dhe servirjen artistike, Katerina rrëmbeu zemrën dhe shijen e klientëve që provonin pjatat e saj
Katerina Hajna është një ndër masterchef-et më të njohura në fushën e kulinarisë jo vetëm në Athinë, por edhe në ishujt më të njohur dhe turistikë grekë, apo vende të tjera turistike. Ajo përfudoi studimet në School of Tourism Professions, shkollë profesionale shtetërore për shefe kuzhine dhe aktualisht është “Executive Chef” në Omilos Kastelorizo në Athinë, përcjell albinfo.ch.
Lindur në vitin 1980 në Progonat të Tepelenës, Katerina Hajna është një ndër masterchef-et më të njohura në fushën e kulinarisë në Athinë dhe jo vetëm. Pasi mbaroi shkollën tetëvjeҫare në vendlindje, Katerina vijoi studimet e shkollës së mesme në Sarandë, të cilat i përfundoi me sukses.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, Katerina vendosi të niste një rrugëtim të ri të jetës së saj, në kërkim të një aventure e ëndrre rinore. Vendi që ajo vendosi të niste këtë rrugëtim si personal, ashtu edhe profesional ishte vendi fqinj, Greqia, e njohur për kulinarinë e saj të shumëllojshme. Por edhe pse gatimi ishte pasioni i saj, zgjedhja e momentit u bë estetika në Amadoros Akademi. Por pavarësisht kualifikimit të saj në fushën e estetikës, Katerina këmbëngulte në pasionin e saj, kulinarinë, duke u punësuar në një restorant si ndihmëskuzhiniere. Kuptohet kjo ishte shumë pak për Katerinën. Këmbëngulja e gërshetuar me pasionin, dhe shërbimi cilësor që ofronte, bëri që në 2005-ën të emërohej si kuzhiniere e parë po në këtë restorant.
Me artin e të gatuarit dhe servirjen artistike, Katerina rrëmbeu zemrën dhe shijen e klientëve që provonin pjatat e saj. Vlerësimi nga njerëzit që e rrethonin dhe ata që provonin gatimet e saj, i nxitën dëshirën dhe idenë të kualifikohej profesionalisht. Më 2013 diplomohet me sukses në School of Tourism Professions, shkollë profesionale shtetërore për shefe guzhine. Së bashku me rritjen e djalit të saj, rritej edhe profesionalisht. Filloi të shpaloste aftësitë e saj herë si shefe kuzhine, herë si kreatore menush, herë si trajtuese e stafit të restoranteve, konkretisht restorant Burnovalia; Meli Ladi; Zimari Bakery & Coffee; Gnision; Platanos.
Që prej vitit 2016 Katerina është një ndër “Executive Chef” më të njohurat dhe më të kërkuarat jo vetëm në Athinë, por edhe në ishujt më të njohur dhe më turistikë, apo vende të tjera turistike, si Miky Espresso Bar; Benji Athens; Restorant Yolo, San Torini; Kati Psinete, Porto Heli; Galini Fish Restaurant, Santorini; Brigada Greek Restaurant; Restorant Dhow Mozambique, Afrikë; Restorant By Mykonos, Maltë; Gjiro Asirmatou, King of Suvlaki, etj etj. Aktualisht Katerina është “Executive Chef” Omilos Kastelorizo Raki Meze në Athinë.
Profesioniste e heshtur, por e dashur dhe e komunikueshme për klientët, Katerina është pjesë e atyre njerëzve të që me punën e tyre kontribuojnë ҫdo ditë në imazhin e komunitetit tonë, që tashmë është pjesë e mirintegruar e jetës sociale greke, duke mos harruar rrënjët e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












