Lajme
Shumë autorë suedezë po përkthehen në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë
Edhe disa tituj librash shumë të dashur për fëmijë nga autorë suedezë dhe të tjerë, tani të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, mbërritën edhe në Ambasadën e Kosovës në Stokholm, përcjell albinfo.ch.
“Pasoje topin, thërret Kosja” – libër ky i shkruar nga autorja Anja Gatu, i bazuar në fëmijërine e futbollistes së mirënjohur me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, përkthyer nga Rita Çifliku.
“Historia e Gretës – Nuk je shumë i vogël për të bërë gjëra të mëdha”, shkruar nga Valentina Camerini dhe Veronica Carratello dhe përkthyer nga Entela Tabaku. Libër ky që tregon rrëfimin mahnitës të aktivistes suedeze për çështje të ambietit, Greta Thunberg
Dy tituj shumë të dashur për fëmijë nga seria Petson dhe Findus të autorit dhe ilustratorit suedez, Sven Nordqvist, përkthyer nga Entela Tabaku.
Një tjetër libër që mund të shijohet nga të gjitha grupmoshat me një trajtim filozofik, e që tani vjen i përkthyer nga Entela Tabaku, është libri “Udhëtimi i rrezikshëm”, i autores së famshme Tove Jansson.
Librin “Nelly Rapp dhe Akadamia e Përbindëshave” të autorit të njohur suedez, Martin Widmark, na e sjell të përkthyer në shqip Qerim Rraqi.
Seria tjetër e librave shumë të pëlqyer nga fëmijët suedezë, por edhe ata në Kosovë, është seria Pax e autoreve Âsa Larsson dhe Ingela Korsell na vjen në shqip përkther nga Entela Tabaku dhe Qerim Rraqi.
Këto libra tani janë në dispozicion edhe për fëmijët shqiptarë në Kosovë e Suedi falë kontributit dhe punës së palodhshme të The Library Project Kosova, e cila ka lidhur ura komunikimi mes shtëpive botuese në Kosove e Suedi. Mirënjohje e veçantë për përkthyesit, shtëpinë botuese Magjia e Librit dhe sidomos për Këshillin Suedez për Kulturë.
The Library Project Kosova e përfaqësuar nga znj. Safete Binaku vazhdon të bashkëpunojë me Ambasadën e Kosovës në Stokholm dhe së bashku ju ftojmë që të lexoni shqip.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












