Kosova
25 vjetori i rënies së Jasharajve dhe manifestimi i Epopesë së UÇK-së
Në natën mes katër dhe pesë marsit 1998 Familja Jashari u rrethua nga forcat serbe në Prekaz. Si figurat kyçe të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës, ata u bën cak i ushtrisë serbe për herë të dytë.
Me në krye Adem Jasharin, përgjatë tre ditëve ballafaqimi me ta, ai ra bashkë me 58 familjarë e të afërm të tij. Këtij sulmi i kishte mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe kishte arritur t’i shpëtonte sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila kishte parë dhe përjetuar tmerrin, derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj.
Këto data shënojnë edhe manifestimin e Epopesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në një organizim nga Qeveria e Kosovës do të bëhen homazhe pranë kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prezak e pastaj në kazermën që mbanë emrin e komandantit legjendar do të bëhen parakalimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













