Kosova
Tërmeti në Rumani shkakton lëkundje toke edhe në Kosovë
"Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”
Një tërmet që është regjistruar sot në vende të ndryshme të Evropës Juglindore, sipas EMSC-së, epiqendrën e ka pasur në Rumani dhe ka qenë 5.8 shkallë të Rihterit.
Sipas EMSC-së lëkundjet e këtij tërmeti janë ndier edhe në disa vende tjera të rajonit, shkruan rtklive.com. Kështu, sot rreth orës 14:20 janë ndier lëkundje të tokës edhe në Kosovë.
Tërmetin e kanë ndier edhe qytetarë të ndryshëm, në Kosovë, të cilët kanë shkruar rreth kësaj edhe në rrjete sociale.
Pas dridhjeve të tokës ka reaguar Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës.
“Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar ai në Facebook.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












