Lajme
Organizata zvicerane Redog ka shpëtuar 28 veta nga rrënojat
Shpresa për të gjetur dhe shpëtuar më shumë të mbijetuar, tani kur kanë kaluar më shumë se 72 orë pas katastrofës po vjen duke u fundosur
Organizata zvicerane e qenve të shpëtimit Redog deri më tani ka shpëtuar 28 persona të gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Turqi, transmeton albinfo.ch.
Duke pasur parasysh shkatërrimin e madh dhe operacionin e vështirë të shpëtimit, ky është një numër i mirë, thonë përfaqësues të kësaj organizate.
Megjithatë, shpresa për të gjetur dhe shpëtuar më shumë të mbijetuar, tani kur kanë kaluar më shumë se 72 orë pas katastrofës shkatërruese po vjen duke u fundosur.
Një përfaqësues i Redog ka thënë sot për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA se problemet kryesore për personat që janë ende gjallë nën rrënojat e tërmetit janë mungesa e ujit dhe temperaturat e ulëta.
Redog është e pranishme në Turqi me 22 persona dhe 14 qen, përcjell albinfo.ch. Njëra skuadër po kërkon të mbijetuar me zinxhirin e shpëtimit zviceran në Günyazi, e dyta me organizatën partnere GEA në qytetin jugor turk të Iskenderun në kufirin me Sirinë.
Organizata tjetër zvicerane, ajo Zinxhiri zviceran i shpëtimit është gjithashtu në detyrë. Deri më tani kjo organizatë ka shpëtuar nëntë persona.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












