Lajme
“Putini nuk do ta vrasë Zelensky-n”
“E kam pyetur ‘si është puna më të? A jeni duke planifikuar vrasjen e Zelenskyt?’ Ai më ka thënë se ‘nuk do ta vrasë Zelenskyn’. Më pas i kam thënë që të më japë fjalën se nuk do ta vrasë Zelenskyn. Ai ka thënë se ‘nuk do ta vrasë Zelenskyn’”
Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se ka marrë premtim nga presidenti rus, Vladimir Putin, që nuk do ta vrasë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Bennett ka shërbyer për periudhë të shkurtër si ndërmjetësues mes dy vendeve. Ai madje ka qenë një prej liderëve të paktë që kanë takuar Putinin, pak javë pas nisjes së luftës në Ukrainë, raporton “Evropa e Lirë”, përcjell albinfo.ch.
Ndonëse përpjekjet e Bennettit për ndërmjetësim mes dy vendeve duket se kanë pasur pak rezultat në ndalje të luftimeve, disa deklarata të bëra në një intervistë të dielën kanë vënë në pah diplomacinë dhe masat urgjente që janë marrë për të ulur shkallën e konfliktit në ditët e para.
Në një intervistë që ka zgjatur për pesë orë, Bennett ka prekur shumë tema, dhe më pas ka thënë se i ka kërkuar Putinit nëse synon ta vrasë Zelenskyn.
“E kam pyetur ‘si është puna më të? A jeni duke planifikuar vrasjen e Zelenskyt?’ Ai më ka thënë se ‘nuk do ta vrasë Zelenskyn’. Më pas i kam thënë që të më japë fjalën se nuk do ta vrasë Zelenskyn. Ai ka thënë se ‘nuk do ta vrasë Zelenskyn’”.
Bennett më pas ka thënë se e ka telefonuar Zelenskyn për ta informuar rreth premtimit të Putinit.
“Më dëgjo, dola prej takimit, ai nuk do të të vrasë. Ai më pyeti ‘a jeni i sigurt?’ I kam thënë se ai nuk do ta vrasë”.
Bennett ka thënë së gjatë ndërmjetësimit të tij, Putin ka hequr dorë nga kërkesa për çarmatosje të Ukrainës dhe Zelensky ka hequr dorë nga anëtarësimi i vendit të tij në NATO.
Bennet, një lider kryesisht i patestuar – meqë ka qëndruar në pushtet për gjashtë muaj – e ka zhytur veten në diplomaci ndërkombëtare pak pas nisjes së luftës, për shkak të lidhjeve që ka Izraeli me Rusinë dhe Ukrainën.
Izraeli ka lidhje të mira me Kremlinin dhe i konsideron ato si strategjike kur ka kërcënime nga Irani, mirëpo po ashtu mban anën e kombeve perëndimore dhe tenton të tregojë mbështetje edhe për Ukrainën.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën e nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar si “operacion special ushtarak”.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













