Kosova
SVP kërkon “kthim të menjëhershëm” të ushtarëve zviceranë nga Kosova
SVP-ja ka vite që nën argumentin e "neutralitetit" vazhdimisht ka luftuar kundër shtrirjes së misionit Swisscoy në Kosovë, por pa sukses
Edhe pse situata në Kosovë ka filluar të shtendoset, SVP (Partia Popullore e Zvicrës, e njohur si parti djathtiste, konseravtore) është ende e alarmuar, transmeton albinfo.ch. Shkak për këtë gjendje të saj janë pjesëtarët e ushtrisë zvicerane, në kuadër të misionit Swisscoy, të cilët janë të stacionuar në Kosovë si pjesë e forcës së NATO-s, gjegjësisht KFOR-it.
Fakti që ushtarët zviceranë mund të tërhiqen në konflikt në rast të një përshkallëzimi, është një skenar tmerri për SVP-në, shkruan blick.ch.
“Në asnjë rrethanë nuk duhet të përfshihen anëtarët e ushtrisë zvicerane në një situatë të tillë”, shkruan politikani i sigurimit në SVP, Mauro Tuena, në një deklaratë të partisë. Zvicra është një vend neutral dhe jo anëtar i NATO-s. Në rast konflikti, ajo nuk duhet të anojë as për Serbinë dhe as për Kosovën.
Për këtë arsye, është e domosdoshme që Zvicra të tërheqë menjëherë 195 pjesëtarët e saj të ushtrisë nga zonat e konfliktit. “Shefja përgjegjëse e VBS (Ministrisë së Mbrojtjes), Viola Amherd, duhet të përgatisë menjëherë tërheqjen e trupave zvicerane. Aq më tepër që ky operacion ushtarak më shumë se i diskutueshëm kushton rreth 45 milionë franga në vit”, thotë Tuena.
SVP-ja ka vite që vazhdimisht ka luftuar kundër shtrirjes së misionit Swisscoy në Kosovë, por pa sukses. Kjo parti kundërshtimin e misionit në Kosovë e bën me argumentin e neutralitetit të Zvicrës, i cili, sipas saj, po rrezikohet nga ekzistimi i misionit ushtarak zviceran në Kosovë.
Ushtria: Kthimi nuk është fare në rend dite
Vetë ushtria së fundmi ka bërë të ditur se kthimi i trupave zvicerane nuk është aktualisht në rend dite, percjell albinfo.ch. Nëse situata do të përshkallëzohej dhe Serbia do të pushtonte Kosovën, nuk do të ishte detyra e ushtrisë zvicerane të mbronte Kosovën, shpjegon Daniel Seckler, zëdhënës i mediave në Swissint, qendra e kompetencës e ushtrisë zvicerane për promovimin ushtarak të paqes.
“Elementet e reagimit të armatosur do të sigurohen nga vende të tjera që kontribuojnë me trupa”. Swisscoy është përgjegjës vetëm për “sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm si dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes” në Kosovë.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













