Lajme
Ka detyruar 16-vjeçaren të prostituohet: 10 vjet e gjysmë burgim për kosovarin
Ai duhet të paguajë dëmshpërblim në vlerë prej 1.2 milionë CHF, kompensim prej 50,000 CHF dhe dëbohet nga vendi për 10 vjet

Vajza, atëbotë 16-vjeçare, e kishte takuar personin që atëherë ishte 22 vjeç, përmes një aplikacioni chat. Në muajt në vijim, ai që konisiderohej si i dashur i saj, e detyronte të miturën të kryente prostitucion pothuajse çdo ditë, transmeton albinfo.ch. Nga vera e vitit 2016 deri në janar 2018, ai i caktonte klientët, prodhonte foto dhe video dhe mblidhte të ardhurat nga prostituimi i saj.
E gjithë kjo është vërtetuar, thotë Gjykata e Qarkut Bucheggberg-Wasseramt (Solothurn).
Adoleshentja u detyrua të kryente praktika të ndryshme seksuale dhe të bënte seks të pambrojtur, shkruan srf.ch. Ajo po ashtu duhej të plotësonte edhe nevojat e “të dashurit” të saj.
Për gjykatën del e qartë se ai kishte vepruar sipas “skemës (mashtruese) së të dashurit”. Adoleshentja ishte e pambrojtur, thanë prokurorët gjatë ditës së procesit gjyqësor. Ai e kishte bërë të renë të varur emocionalisht dhe të shfrytëzuar prej muajsh.
Ajo kishte provuar të mbrohej, të kundërshtonte, por “i dashuri” ishte përpjekur të ngjallte simpatinë e saj. Ai i kishte thënë asaj se ata kishin nevojë për para për një të ardhme të përbashkët, përcjell albinfo.ch. Vajzës i ishte dashur të punonte për të edhe pas vdekjes së papritur të nënës së saj, madje, edhe ditën e varrimit. Gjykata i konsideron fakte edhe këto pika të aktakuzës.
“Ju e keni çuar atë në prostitucion, e keni mbajtur aty dhe keni siguruar jetesë shumë të mirë, prej saj”, tha një gjykatës kur u shpall vendimi. Gjykata e ka shpallur viktimën të besueshme. Përveç dënimit me burg, Gjykata e Qarkut i ka shqiptuar atij detyrimin për dëmshpërblim në vlerë prej 1.2 milionë CHF dhe kompensim prej 50,000 CHF. Gjithashtu, shkelësi do të dëbohet nga vendi për 10 vjet.
Në seancën e së premtes, mbrojtja kishte kërkuar shpalljen e pafajësisë për kosovarin. I pandehuri kishte thënë se kërkonte një gjykim të drejtë. Kur u shpall vendimi, gjyqtari i Gjykatës së Qarkut Solothurn tha: “Ju kërkuat drejtësi, ky është një gjykim i drejtë”.
Sipas urdhrit të gjyqtarit, 28-vjeçari duhet të qëndrojë në paraburgim. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Mund të kalohet në shkallën tjetër, përcjell albinfo.ch. Kjo është pikërisht ajo që mbrojtësi synon të bëjë, tha ai për SRF. Ai ende është në pritje të arsyetimit me shkrim të aktgjykimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lozanës u mbajt një ceremoni përkujtimore me...
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza , 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë