Kosova
Reagimi nga Kurti pas mosarritjes së marrëveshjes
Kurti ka thënë se kur janë takuar në Paris në kuadër të Forumit për Paqe, Borrell kishte thënë se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, se ka hequr dorë nga afati i marsit të vitit 2023 si datë përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Kurti thënë se BE-ja ka propozuar që Kosova të mos japë gjoba për targat ilegale, e të vazhdojë me qortime, e Serbia të mos lëshojë më targa me akronime të qyteteve të Kosovës.
“Natyrisht për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë me çfarë jemi ftuar këtu, dakordimin që me urgjentë të angazhohemi për marrëveshjen finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Afati ka qenë marsi i vitit 2023. Pra, po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje para marsit të vitit 2023. Me keqardhje e them se ndërmjetësit, në këtë rast Borrelli, hoqi dorë nga afati i marsit të vitit 2023, dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Kurti, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka thënë se kur janë takuar në Paris në kuadër të Forumit për Paqe, Borrell kishte thënë se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
“Në rregull, pra, edhe ne ashtu do ta quajmë propozimi i BE-së. Mirëpo, sot po them me keqardhje, ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti. “Po e them me keqardhje, sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023, dhe në anën tjetër, gjithashtu, propozimi është i Bashkimit Evropian”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është gjithmonë i gatshëm që të udhëtojë në Bruksel për të biseduar, porse bisedimet duhet ta kenë në qendër njohjen e ndërsjellë.
Ai ka thënë se nuk shkon të bisedohet për çështjen e targave e të mos diskutohet për normalizim të marrëdhënieve.
“Unë jam i gatshëm të vijë këtu, të zhvillojë takime, gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë, marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve, që ka njohjen reciproke në qendër, dhe çështjet aktuale që janë të natyrave të ndryshme edhe si puna e këtyre targave. Mirëpo, nuk bën njëra pa tjetrën, nuk mund të jemi të papërgjegjshëm të mos i trajtojmë çështjet aktuale, por nuk mund të shndërrohemi në lider shtetërorë që merren vetëm me çështje të targave e nuk diskutojmë për normalizim të marrëdhënieve. Andaj jemi në këtë situatë në të cilën ndahemi tani”, tha Kurti.
Ai ka shtuar se pret që BE-ja t’i qëndrojë prapa propozimit që ka bërë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“Për pasojë, pas tetë orë bisedimesh, në gjashtë takime gjithsej, tri bilaterale e tri trilaterale, nuk kemi një marrëveshje”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri