Kosova

“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës”

Pas kushtëzimit të Kosovës me ETIAS, për liberalizimin e vizave, ka reaguar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.

Shchneeberger, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se BE-ja po gjen vazhdimisht arsyetime të reja për vizat.

“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është #ETIAS ai që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.

Kujtojmë se Shchneeberger muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën.

Sot ka mundur të jepet drita e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithatë, Franca ka vënë kushtin e ETIAS, duke shtyrë procesin edhe më shumë.