Lajme
Drejtori i Doganave të Zvicrës: “Po kthehet kriza e refugjatëve, e vitit 2015”
“Ne ia atribuojmë këtë faktit se shumë prej refugjatëve nga vende të ndryshme mund të hyjnë në Serbi pa pasur nevojë për vizë"
“Shumë gjëra nae kujtojnë krizën e refugjatëve në vitin 2015 dhe 2016”, thotë drejtori i doganave të Zvicrës Christian Bock në një intervistë për gazetat Tamedia.
“Ne shohim një numër të madh emigrantësh në tranzit”, është shprehur tutje drejtori i Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare në një intervistë të publikuar të enjten. Vetëm javën e kaluar, 1,150 persona janë kapur në kufirin lindor të Zvicrës thotë drejtori i Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare.
Krahas kufirit lindor “hotspot”, duhet pasur parasysh edhe jugu, trasnmeton albinfo.ch. “Duhet të kuptojmë se Italia aktualisht ka një kapacitet ripranimi prej vetëm 40 deri në 50 persona në ditë”.
Zvicra shërben kryesisht si një vend tranzit. Shumë refugjatë duan të shkojnë nga Serbia në Francë ose në Britaninë e Madhe nëpërmjet Austrisë. Pas një kontrolli identiteti në Zvicër, migrantët zakonisht vazhdojnë rrugën e tyre.
“Nëse ne nuk do të bënim asgjë, do të pranonim migrimin tranzit si të tillë. Por, një shtet nuk mund ta bëjë këtë”, thotë Bock. Kushdo që dëshiron të aplikojë për azil në Zvicër mund ta bëjë këtë.
Në situatën aktuale, gjysma e refugjatëve janë njerëz nga Afganistani. Pjesa tjetër vjen nga Afrika e Veriut, India, Kuba ose Burundi, përcjell albinfo.ch. “Përzierja e kombësive ka ndryshuar” thotë Bock.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












