Lajme
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, takohet me mërgimtarët shqiptarë në SHBA
Bëhet e ditur se në “Li Greci’s Staaten Restaurant”, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic, u takua me Diasporën Shqiptare Amerikane në Staten Island, NY.
Ai shoqërohej nga Fatmir Gjeka, ministër i të Drejtave të Minoriteteve në Mal të Zi, Ilir Harasani, Sekretar i Përgjithshëm i Malit të Zi, z. Djordje Radulovic, këshilltar i Kryeministrit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, z. Ivo Soc, këshilltar ligjor dhe znj. Ana Rasoviq, shefe e kabinetit.
Në presidium ishin dhe Dr. Bari Ceka, i cili u mirëprit disa herë me duartrokitje për shërbimet mjekësore që iu ka dhënë familjeve shqiptare në Diasporë dhe Mëmëdhe si dhe gazetari dhe analisti i njohur nga Tirana, z. Mentor Nazarko.
Ky takim u organizua nga shoqata “Ulqini”, me kryetar z.Xhemo Lanica. Z. Lanica i uroi mirëseardhjen Kryeministrit të Malit të Zi, z.Dritan Abazovic dhe shprehu krenarinë që këtë takim e organizonte shoqata “Ulqini”, në bashkëpunim me shoqatat e tjera.
Salla ishte mbushur plot e përplot me pjesëmarrës nga Diaspora Shqiptaro Amerikane nga Mali i Zi, kryetarë të shoqatave, aktivistë nga Ana e Malit, Plava – Guci, Ulqini, Kraja etj. Ardhja e Kryeministrit të Malit të Zi, shqiptarit Dritan Abazovic, u mirëprit me duartrokitje të pandërprera, çka tregonte për krenarinë që ndjejnë shqiptarët për kryeministrin më të ri në Ballkan. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kongresmenja, znj. Nicole Malliotakis, këshilltari i Bashkisë së Nju-Jorkut, z. David Carr, kandidati për Senat, z. Joseph Tirone, kandidati për në Asamblenë në shtetin e Nju-Jorkut. z. Sam Pirozzolo.
Aktiviteti u moderua nga zonjusha Arta Qyqalla.
Kryeministri foli për punët e mëdha që e presin përpara, vizionin që ka për të ardhmen e Malit të Zi dhe njëkohësisht suksesin që ka për luftën kundër korrupsionit që ka kapluar këtë shtet.
Kryeministri Abazovic vlerësoi lart rolin e Diasporës Shqiptaro Amerikane dhe tha se ajo ka pasur një rol kyç në proceset e zhvillimit të Kombit tonë. Ai premtoi se do të luftojë për ta integruar Malin e Zi në Bashkimin Europian si dhe do të bëjë përpjekje për t’u siguruar popullit një të ardhme më të mirë se në të kaluarën.
Këshilltari i Bashkisë se Nju-Jorkut, z. David Carr, vlerësoi me certifikatë mirënjohjeje Kryeministrin Abazovic. Me certifikatë mirënjohje u vlerësua dhe nga kongresmenia znj. Nicole Malliotakis dhe nga z.Xhemo Lanica në emër të shoqatës “Ulqini”.
Në këtë takim përshëndetën Imami i Xhamisë në Staten Island, z. Tahir Kuka, fjalimi i të cilit ishte plot mesazhe bashkimi dhe të një oratori të shkëlqyer. Imami shqiptar nga Kosova është i zgjedhur si përfaqësuesi kryesor në policinë e Nju-Jorkut, i detyrave islame ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.
Nga salla u drejtuan shumë pyetje për Kryeministrin, meraku i të cilëve ishte lulëzimi i Atdheut të tyre dhe ndryshimet që duhet të sjellë z. Abazovic. Në fund pjesëmarrësit bënë fotografi me kryeministrin dhe i uruan atij punë të mbarë në të mirë të kombit shqiptar. Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life”, me themelues dhe producent z.Qemal Zylo dhe kameraman Enes Basha. Së shpejti do të transmetohet në kanalet televizive.
26 shtator 2022
Staten Island, New York
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












