Lajme
Çmime më të larta të konsumit vitin e kaluar në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për vitin 2021.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2021, ishte më i lartë në një mesatare prej 3.4 për qind, krahasuar me vitin 2020.
Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar është zbatuar nga muaji janar i vitit 2015, ndërkohë që përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 – 2021, të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2021 ishte më i lartë në një mesatare prej 3.4 për qind, krahasuar me vitin 2020. Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2021 është vërejtur te buka dhe drithërat (4.3%); mishi (1.4%); qumështi, djathi dhe vezët (3.8%); vajrat dhe yndyrërat (22.9%); pastaj te perimet (4.1%); sheqeri dhe ëmbëlsirat (2.2%); kafja, çaji dhe kakao (2.4%) etj.
Mirëpo çmime më të larta janë vërejtur edhe te ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (0.9%); pije alkoolike (2.7%); duhani (3.7%); gazi (8.7%); lëndët djegëse të ngurta, druri i zjarrit, peleti etj.
Gjithsesi në indeks janë dhënë të gjithë artikujt që i janë nënshtruar rritjes së çmimeve.
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti









