Maqedonia
Maqedoni: 30 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19

Përgjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut 30 persona e kanë vdekur nga COVID-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit nga 4511 testime janë regjistruar 572 raste të reja, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka informuar për situatën pandemike në vend në periudhën nga 06 shtatori deri më 12 shtator.
Sipas raportit thuhet se të infektuarit u përkasin të gjitha grupmoshave.
Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (29.4%).
Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (2.7%).
Krahasuar me javën e kaluar, ka një rënie të numrit të personave të infektuar në pothuajse të gjitha grupmoshat, me rënien më të madhe në grupmoshën 20-29 vjeç (me 40.1% më pak në krahasim me javën e mëparshme), dhe në grupmosha 0-9 vjeç ka një rritje prej 11.8% në krahasim me javën e kaluar, bën të ditur raporti.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri