Maqedonia
Shkup: Digjet një autobus, nuk ka të lënduar
Një autobus dykatësh i NTP “Shkupi” është përfshirë nga zjarri në Vodno.
“Zjarrfikësit e Shkupit po punojnë për shuarjen e tij dhe pres që së shpejti të shuhet. Për momentin nuk ekziston rrezik që zjarri të përhapet drejt vegjetacionit përreth”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, transmeton albinfo.ch.
Konifrmohet nga Ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup se nuk ka persona të lënduar.
“Shoferi ka reaguar shpejt, me gjakftohtësi dhe përgjegjësi. Ai menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe me reagimin e tij në kohë ka parandaluar pasoja shumë më serioze, dëme më të mëdha materiale dhe përhapjen e zjarrit drejt hapësirës përreth”, thuhet në njoftimin nga NTP teksa bëhet e ditur se shërbimet kompetente tashmë po kryejnë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se do të përcaktohet shkaku i saktë i zjarrit.
Ndryshe, vetëm gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar të paktën tetë incidente me autobusë që janë përfshirë nga zjarri, ndërsa në disa prej tyre automjetet janë dëmtuar rëndë ose janë djegur plotësisht.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











