Lajme
Flet nëna e Distria Krasniqit: “Është një emocion i veçantë”
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është fituese e medaljes së artë të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo e ka mposhtur me “Wazzari” xhudisten japoneze, Funa Tonaki.
Lidhur me emocionet dhe përjetimet që i sollën luftërat e Distrias, foli për Klan Kosova nëna e xhudistes, Remzije Krasniqi.
Ajo tha se kanë përjetuar emocion të veçantë, duke mbetur edhe pa gjumë.
“Emocion i veçantë. Kemi mbetur pa gjumë, por ia ka vlejtur. Shumë ka qenë e stresuar. S’ke pasur mundësi të flasësh me të dhe ta përkrahësh. E kemi përcjellë. Ne e kemi ditur se si është ndierë porsa ka ardhur nga stërvitjet. Ka qenë stres, së pari përgatitjet, pastaj me kë do të luftojë, me kë do t’i bie shorti”.
Remzije Krasniqi tregoi edhe për momentin kur vajza e saj e kishte thirrur në telefon para se ta merrte medaljen e artë.
“Para se me marrë medaljen, na ka thirrë më telefon me video. Ka pyetur se si jemi ne, ka pyetur për babin dhe kur e ka parë babin, është qetësuar”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












