Bota
Në parkun e lodrave në SHBA, vizitorët mezi arrijnë ta stabilizojnë luhatësen që kishte humbur “baraspeshimin”
Qytetarët amerikanë ishin dëshmitarë të një ngjarje që ka mundur të jetë fatale për disa të rinj. Gjithçka ndodhi kur luhatësja në të cilën ishin, filloi të humb baraspeshimin për shkak të peshës së madhe dhe rrezikohej të shembet dhe të pasojnë keq të rinjtë.
Ngjarja ka ndodhur në një park lodrave në festivalin kombëtar Cherry në pjesën veriore të Michigan. Videoja e publikuar më poshtë u filmua në Travers City, ku shihet se si luhatësja Magic Carpet derisa po lëvizte, bazamenti i saj dukej se nuk ishte i qëndrueshëm dhe nga çasti në çast krijonte përshtypjen se do të shembet, transmeton Telegrafi.
Por qytetarë të shumtë që kishin shkuar për të marrë pjesë në këtë festival, reaguan me kohë duke hipur në bazamentin e saj për të krijuar një baraspeshë me qëllim që ajo të mos shembet.
Për fat të mirë luhatësja u ndal dhe nga ky incident askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim. E organizatorët e festivalit nuk kanë pranuar të deklarohen për media lidhur me luhatësen.
E-Diaspora
-
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» Iniciativa më e re e partisë politike zvicerane SVP synon t’ua heqë të drejtat popullatës migrante... -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












