Kosova
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Zinaide Gruda nga Universiteti i Prishtinës ishte mysafire në Hochschule Bonn-Rhein-Sieg në kuadër të projektit ndërkombëtar ISEE
Profesoresha Zinaide Gruda nga Universiteti i Prishtinës ka zhvilluar një vizitë akademike në Hochschule Bonn-Rhein-Sieg në Gjermani, në kuadër të projektit ndërkombëtar ISEE.
Sipas njoftimit të universitetit gjerman, gjatë vizitës Gruda ka prezantuar rezultatet e bashkëpunimit të zhvilluar me studentët e Universitetit të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Në fokus të prezantimit kanë qenë përvojat e studentëve kosovarë në bashkëpunimin me partnerët gjermanë, shkëmbimet ndërkulturore dhe sfidat që lidhen me komunikimin dhe punën e përbashkët në një mjedis ndërkombëtar.
Vizita është zhvilluar në kuadër të projektit ISEE, i cili synon forcimin e bashkëpunimit akademik dhe ndërkulturor mes institucioneve partnere.
Përmes këtij bashkëpunimi, studentët kanë mundësi të zhvillojnë kompetenca të reja, të shkëmbejnë përvoja dhe të krijojnë lidhje me kolegë nga vende të tjera.
Pjesëmarrja e profesoreshës nga Kosova në këtë program përfaqëson një tjetër shembull të bashkëpunimit akademik mes Kosovës dhe Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











