Administrata publike në Kosovë do të pushojë të hënën, më 30 nëntor, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, përcjell albinfo.ch.
Pushimi është bërë i ditur përmes njoftimit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, të publikuar më 26 nëntor. Këtë vit, 28 Nëntori bie të shtunën.
Në kalendarin zyrtar të festave të Republikës së Kosovës për vitin 2026, 28 Nëntori nuk figuron në listën e festave me pushim. Ndërkohë, Ligji për Festat Zyrtare e përcakton si “dita e shqiptarëve”, në kategorinë e ditëve memoriale.
Ky dallim nënkupton se shënimi i 28 Nëntorit si ditë memoriale nuk sjell automatikisht pushim nga puna. Ligji garanton ditë të lira me pagesë për festat zyrtare të renditura në nenin 2, ndërsa ditët memoriale trajtohen veçmas.
Njoftimi për 30 nëntorin përcakton pushimin për administratën publike dhe nuk njofton ndryshim të statusit ligjor të 28 Nëntorit apo detyrim të përgjithshëm për pushim në sektorin privat./Albinfo.ch