Kosova
Albin Kurti: Duhet ta zgjedhim edhe presidentin
Gjatë seancës parlamentare, kryeministri Albin Kurti në replikë me deputetët e PDK-së në Kuvend tha se është e domosdoshme që të zgjedhet presidenti.
Kurti në fjalën e tij tha se nëse nuk zgjedhet presidenti për t’u përfunduar konstituimi i institucioneve atëherë shkohet në zgjedhje.
“Është e domosdoshme që të kemi konstituimin e institucioneve dhe atë të presidentit, në mënyrë që të kemi mandatin 4 vjeçar, përndryshë shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.
Theksohet se kandidate për postin e presidentes është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë më listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota.
Më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.
Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Më herët gjatë të martës, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se për thirrjen e kësaj seance duhen nënshkrimet e 45 deputetëve.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.
Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo në opozitë tashmë ka qëndrimin e saj se nuk do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente, ashtu siç nuk e ka votuar as Qeverinë Kurti 2. Edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk do ta mbështesë Osmanin për postin e presidentit.
Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











