Kosova
Aksion i madh i Policisë në Kosovë, arrestohen disa zyrtarë dhe bastisje në disa institucione
Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për shtyp lidhur me aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që po vazhdn në lokacione të ndryshme të vendit
Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës ka kryer sot një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, ku dhe ka arrestuar katër zyrtarë të akuzuar për veprën penale “Korrupsion”.
Kujtojmë se Ministria e Bujqësisë në Kosovë drejtohet nga Besian Mustafa i LDK’së, ndërsa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është Agim Veliu, nga po e njëjta parti.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Jo zyrtarisht mësohet se katër këta zyrtarë të AZHB-së, janë nxjerrë nga Agjencia nën pranga për t’u dërguar për intervistim.
Në mesin e tyre edhe kreu i këtij agjencioni A. Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Katër të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me marrjen e ryshfetit. Përveç në ABZH, Policia e Kosovës po kryen operacione edhe në rajone të tjera të Kosovës.
Policia e Kosovës sot ka ndërmarr aksione policore në disa lokalitete të Kosovës. Pas Prishtinës dhe Istogut, Policia ka ndërmarr aksion edhe në Komunën e Lipjanit.
Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës është duke zhvilluar operacion policor.
Trupat e Njësisë Speciale tani kanë rrethuar edhe objektin e Komunës së Istogut. Deri tani raportohet për dy persona të ndaluar.
Një aksion nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar në Komunën e Gjilanit, por nga kjo komunë nuk kanë informacion se për çfarë bëhet fjalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









