Kosova
Kryetari i Prishtinës sqaron çështjen e pagesës në hyrje të kryeqytetit
Shpend Ahmeti flet për "taksën e hyrjes" në Prishtinë: Do ta evitojë ndotjen dhe tollovinë
Pas shumë reagimeve në lidhje me pagesën në hyrje të Prishtinës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar çështjen e “vendosjes së taksës” në Prishtinë për qytetarët e komunave të tjera, transmeton albinfo.ch.
Ai ka thënë se “nuk e di a ka qenë i qëllimshëm ky keqinterpretim, por nuk është hera e parë që flasim për këtë punë”.
Po ashtu, ai është shprehur se kjo masë do të mbrohet për shkaqe të ambientit, duke shtuar se është e pamundur të ndryshohen faktorë si gjeografia, kushtet e përgjithshme klimatike e kushtet meteorologjike.
“Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë. Duam veçse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve”, ka thënë ndër tjera Ahmeti.
Postimi i tij i plotë:
Rreth pageses per vetura
Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe besoj se maskat e COVID-it do të na ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve respiratore, e të cilat do të ishin edhe më të rrezikshme në kohë të pandemisë.
Gjatë periudhës së ndotjes marrim tepër shumë komente nga qytetarët për zgjidhje afatshkurtë e të cilat për ndotje janë të pamjaftueshme për ta zbutur situaten. Por në prill, pastaj harrohet e tëra dhe kjo temë shkon në fund të agjendës publike.
Sa i përket ndotjes, ka gjëra të cilat nuk mund ti ndryshojmë, e ato janë aspektet gjeografike, kushtet e përgjithshme klimatike, dhe natyrisht kushtet meteorologjike.
Por ka dy gjëra që mund it ndryshojmë. Ngrohjen me thëngjill në shëtpi individuale, të cilën po e adresojmë me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendror.
E dyta janë numri i veturave në qytet. Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e takses për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje.
Për vikend kishte shumë diskutime në rrjetet sociale se si ne po duam të vendosim rampa në kryeqytet për të penalizuar qytetarët e komunave tjera.
Nuk e di a ka qenë i qëllimshëm ky keqinterpretim, por nuk është hera e parë që flasim për këtë punë.
Pra përveç parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër. Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (takse e tollovisë në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregullu më së miri këtë sistem.
Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetren për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave.
PRIORITET MBI PRIORITETE: Shëndeti i qytetarëve
Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë. Duam vecse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve.
Prandaj krahas kësaj po punohen parkingjet edhe në hyrje të qytetit për ata që nuk duan të mendojnë parkimin e vetures. Tranportin publik do ta kenë falas, me biletën e parkingut.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












