Lajme
Ekspertët shëndetësorë i bashkohen nismës kundër izolimit
Mijëra shkencëtarë dhe ekspertë shëndetësorë i janë bashkuar një lëvizjeje globale që paralajmëron për “shqetësime të thella” rreth politikave të izolimit si shkak i pandemisë së koronavirusit.
E njohur si Deklarata Barrington, e njëjta është nënshkruar tashmë nga gati 6,000 shkencëtarë dhe ekspertë mjekësorë në gjithë globin, ashtu sikurse 50,000 pjesëtarë të publikut.
Ekspertët kanë thënë se kjo qasje e izolimit është duke pasur ndikim shkatërrues në shëndetin mendor dhe atë fizik, si dhe në shoqëri, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Ata janë duke bërë thirrje që mbrojtja të fokusohet në grupet e ndjeshme, ndërkohë që njerëzit e shëndetshëm vazhdojnë jetën.
Kjo deklaratë ka nxitur paralajmërime dhe nga pjesëtarë të tjerë të komunitetit të shkencëtarëve.
Kritikët kanë thënë se një qasje më e shënjestruar mund ta bëjë më të vështirë procesin e mbrojtjes së kategorive më të ndjeshme dhe se komplikimet afatgjata nga koronavirusi nënkuptojnë se edhe të tjerët mund të jenë të rrezikuar.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 35 milionë persona janë infektuar me koronavirus në nivel global.
Prej tyre, mbi 1 milion pacientë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













