Lajme
BE-ja heton kompaninë Apple për praktikat antikonkurrencë
Sot Komisioni Europian njoftoi për hapjen e disa hetimeve kundër kompanisë amerikane ”Apple” pas dyshimeve për praktika antikonkurrencë në fusha të ndryshme.
Hetimi i parë u bë pas një ankese nga suedezi “Spotify”, që akuzon ”Apple” për abuzime me pozicionin e saj mbizotërues në tregun muzikor në internet.
Brukseli përmend gjithashtu ankesën e një distributori të librave elektronikë/librave audio, i pakënaqur me rregullat e aplikacioneve të App Store.
Ekzekutivi europian nuk e përmend emrin e kësaj kompanie, që sipas të përditshmes britanike “Financial Times”, është ”Kobo”, një filial i librave elektronikë të japonezit ”Rakuten”.
Hetimi i dytë përfshin sjelljen e gjigantit amerikan me shërbimin e pagesave Apple Pay.
Gjiganti amerikan reagoi menjëherë në një deklaratë ku shprehet se është zhgënjyese që Komisioni Europian parashtron ankesa të pabazuara nga një pjesë e vogël e kompanive që thjesht duan të përfitojnë nga situata pa paguar.
“Ne nuk mendojmë se kjo është e drejtë, ne dëshirojmë të mbajmë kushtet të drejta të konkurrencës ku çdo person i vendosur dhe që ka një ide premtuese të mund të ecë përpara”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











