Lajme
Kryeinspektori i Tregtisë: Do të ketë ndëshkime të ashpra nëse rriten çmimet
Kryeinspektori i Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Lulzim Syla, ka thënë se do të ketë ndëshkime të ashpra për bizneset nëse konstatohet se ato kanë ngritur çmimet, pas situatës së fundit të shkaktuar nga koronavirusi.
Përmes një njoftimi të MEPTINIS-it, Syla ka thënë se pas shumë ankesave nga konsumatorët Inspektorati i Tregut ka dalë në terren për të zbatuar planin e jashtëzakonshëm. Bazuar në këtë plan, inspektorët do të monitorojnë tregun edhe jashtë orarit të punës, për të mbikëqyrur çmimet nëpër markete, me theks të veçantë produktet ushqimore e higjienike, bën të ditur komunikata.
“Gjatë ditës së sotme kam komunikuar zyrtarisht me të gjithë drejtorët e inspektorateve komunale që së bashku të bëjmë renditjen dhe të zhvillojmë aksionin e zbatimit të urdhëresës së ministres. Inspektorati do t’i kontrollojë dhe monitoroj të gjitha bizneset të cilët shesin produkte ushqimore dhe higjienike, dhe në rast se konstatohet se ka ngritje të çmimeve do të ketë masa të ashpra ndëshkuese”, ka thënë Syla, sipas njoftimit.
“Kërkoj nga ana e bizneseve që të mos ngritin çmimet e produkteve dhe mos ta shfrytëzojnë virusin Korona për përfitime materiale”, ka shtuar ai Syla, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









